Punonjësit në Administratën Doganore ndahen në: a) Nëpunës Civil dhe b) Punonjës Administrativë.
a) Aplikimet për pozicionet e lira të Administratës Doganore për Nëpunës Civil, bëhen online nëpërmjet faqes zyrtare të Departamentit të Administratës Publike www.dap.gov.al. Për të aplikuar, duhet të krijosh një llogari personale dhe të ngarkosh të gjithë dokumentacionin që kërkohet. http://hrm.gov.al/Regjistrohu.aspx. Pasi krijoni llogarinë tuaj personale, shikoni shpalljet që përfshijnë pozicione të Administratës Doganore dhe aplikoni për to.
b) Për të aplikuar për pozicionet për Punonjës Administrativë, ju duhet të kontrolloni vazhdimisht shpalljet e bëra në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave në linkun: (linku i njoftimeve).
Çdo njoftim për vendet vakante ka afate të caktuara. Të gjitha këto detaje janë pjesë e çdo shpalljeje dhe duke klikuar mbi shpalljen që ju intereson, do të shihni afatet.
Në çdo njoftim për vendet vakante është i specifikuar niveli dhe lloji i diplomës së kërkuar, në varësi të pozicionit të shpallur.
Nëse aplikoni për pozicionet e lira në Administratën Doganore për Nëpunës Civil ju duhen dokumentat te percaktuara ne linkun http://dap.gov.al/
Nëse aplikoni për pozicionet e lira në Administratën Doganore për Punonjës Administrativ, shihni shpalljet përkatëse, pasi dokumentet që kërkohen përcaktohen sipas rastit në cdo shpallje.
Legjislacionin mbi shërbimin civil e gjeni në faqen zyrtare të DAP: http://dap.gov.al/legjislacioni/per-sherbimin-civil
Mallrat që gjenden në bagazhin e udhëtarit përjashtohen nëse, për nga lloji dhe sasia e tyre, nuk kanë për qëllim përdorimin tregtar. Vlera e mallrave që përfitojnë përjashtim (pa përfshirë këtu produktet e duhanit dhe alkolit) eshte sipas vlerës ekuivalente në lekë të shumave, dhe konkretisht per udhëtarët në rrugë tokësore eshte 300 euro, per udhëtarët në rrugë ajrore ose në rrugë detare eshte 430 euro dhe për udhëtarët nën 15 vjeç eshte 150 euro.
Për përjashtimin e sendeve vetjake, i interesuari duhet të paraqesë në degën doganore të qytetit ku do të banoj:
Kujdes! Në rastet kur kërkohet përjashtim për "automjet, mjet motorik,motorçikletat, rulotet për komping, barkot/jahtet private (familjare) dhe mjetet ajrore private" duhet depozituar dhe një garanci pranë degës doganore me shumë e detyrimit doganor. Kjo garanci i kthehet personit me kalimin e afatit 2 vjeçar.
Përfitojnë përjashtim invalidet para dhe tetraplegjike. Automjetet duhet të jenë me fuqi deri në 2.5 cc fuqi.
Kur eksportuesi aplikon për një certifikatë EUR.1, gjëja e parë që duhet marrë parasysh është se ai duhet të zotërojë të gjithë informacionet e nevojshme për të bërë aplikimin. Formulari i aplikimit gjendet në fletën e dytë të certifikatës EUR.1. Autoriteti doganore ku do të kryhet eksporti, e mbajnë këtë aplikim, pasi ata e vulosin certifikatën EUR.1.
Para se të filloni të plotësoni aplikimin tuaj, ju lutemi, lexoni me kujdes si Certifikatën ashtu dhe Aplikimin për të shmangur gabimet. Gjithashtu, duhet të merren parasysh katër pikat e mëposhtme:
Për shëmbull, nëse pija alkoolike është me përqindje alkolike 40%, përllogaritja e detyrimit të akcizës do të jetë si mëposhtë:
Për shëmbull, nëse një verë është me përqindje alkolike 12,5% ose me pak, përllogaritja e detyrimit të akcizës do të jetë si mëposhtë:
Nëse një verë është me përqindje alkolike mbi 12,5 përllogaritja e detyrimit të akcizës do të jetë si mëposhtë:
Për shëmbull, nëse birra është me përqindje alkolike 4.2, përllogaritja e detyrimit të akcizës do të jetë si me poshtë:
Për shëmbull, nëse rakia është me përqindje alkolike 40%, përllogaritja e detyrimit të akcizës do të jetë si mëposhtë:
20000/100*40/100= 80 lek/liter.
Produktet e duhanit për konsum personal në masën 200 cigare; 100 cigarillo; 50 puro; 250 gramë duhan ose përzgjedhje në përpjesëtim të drejtë të këtyre produkteve të ndryshme.
Për alkoolin dhe pijet alkoolike për konsum personal:
iii) 2 litra verëra të zakonshme;
Për produkte të tjera: 3 kg kafe.
Aplikuesit nuk i kërkohet asnjë pagesë për të mbuluar kostot administrative për shqyrtimin e aplikimit apo zgjatjen e afatit.
Jo, për të paraqitur një aplikim për veprim për mbrojtjen e pronesisë intelektuale pranë DPD-së, duhet që kjo e drejtë të jetë e regjistruar më parë në territorrin e Republikës së Shqipërisë.
Purchase of Control equipment (Scanner) Publication reference: A3-1.1 12/COMOBILION/W4 /Deliverable4.4.4/E/PB.4_04
Read more