Homee-CustomsShqip
  • Individuals
  • Business
  • Facilitations & Exemptions
  • Institution
  • Announcements
  • Contacts

  • Green Book

Institution

  • About us
  • Organisation
    • General Directorate of Customs
    • Trainings
    • Membership in International Organizations
  • Customs Legislation
    • Customs Code
    • Implementing Provisions
    • Draft-Implementing Provisions
    • Joint-Orders
    • Legislation on Excise
    • Internal Regulations
    • Agreements
    • Conventions and Protocols
    • Terminology
  • Projects
    • ITMS Project
    • NCTS Project
    • ANEA Project
    • Reconstruction Projects
    • Customs 2020
    • Completed Projects
    • ISACC Project
    • Twinning Project AL 17 IPA FI 02 20
    • COMOBILON project
  • Customs Administration Activities
  • Publications
    • Legislation Publications
    • Statistics
    • Tariffs for performing special services
  • Transparency Program
    • Program
    • Coordinator for the Right to Information
    • Register of requests
  • Report Corruption

Institution > Customs Administration Activities >

Gazheli me biznesin në Durrës: Marrja e statusit OEA, lehtësi për biznesin në gjithë rajonin

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, zhvilloi një takim me biznese që aderojnë në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Durrësit, ku i njohu nga afër me kriteret dhe përfitimet që ka marrja e statusit të Operatorit Ekonomik i Autorizuar.

Gjatë këtij takimi z. Gazheli, informoi sipërmarrësit mbi risitë e bëra nga Administrata Doganore, që tashmë janë të prekshme dhe të ndjeshme për bizneset.

Rritja e eksporteve dhe importeve gjatë këtyre muajve të parë të vitit, është një tregues i matshëm tashmë që ekonomia dhe vetë bizneset janë në ringritje, pas dy krizave që kaluam si Tërmeti i 26 Nëntorit dhe pandemia e Covid 19.

"Pavarësisht një viti sfidues nga pandemia, Administrata Doganore ka qenë në shërbim 24/7 të biznesit,  në funksion të lehtësimit të eksportit dhe importit, duke bërë përpjekjet maksimale në funksionet e saj kontrolluese, sigurimit të trajtimit të barabartë, mbrojtjes së konkurrencës së ndershme dhe lehtësimin e tregtisë së jashtme, theksoi Gazheli,  duke shtuar, se gjithmonë ka aspekte për t’u përmirësuar ndaj dhe zhvillojmë këtë takim të drejtëpëdrejtë me Dhomën e Tregtisë dhe bizneset e saj.

Ndërkohë bizneseve iu bë e ditur që certifikata “Operatori Ekonomik i Autorizuar”,  është një status i lëshuar për “tregtarët me besueshmëri” të cilët mund të përfitojnë nga shumë thjeshtime doganore.

Në kuadër të Marrëveshjes së Tregtisë mes vendeve të Ballkanit Perendimor-CEFTA është një certifikatë sigurie për shërbime të shpejta doganore për të lehtësuar, jo vetëm lëvizjen e lirë të mallrave në aspektin ekonomik dhe kohor, por edhe duke rritur prestigjin e administratave respektive doganore në shërbim të biznesit.

Ky takim vjen në vazhdën e një sërë takimesh,  që Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Gazheli, së bashku me Ministren e Financave dhe Ekonomisë znj. Anila Denaj,  kanë zhvilluar në qytete të ndryshme të vendit.

Ky është një tregues i vëmendjes së qeverisë për autoritetet doganore, vlerësoi Gazheli, ndaj dhe vetëm në muajt e fundit,   kemi akorduar 4 certifikata për OEA ndërkohë që janë në proces dhe 5 aplikime të tjera.

Përfaqësuesit e biznesit vlerësuan këtë komunikim të drejtëpërdrejtë me strukturat doganore, si dhe mirëpriten ftesën e Kreut të Doganave, për të aplikuar për statusin e OEA, për ato sipërmarrje që plotësojnë kushtet teknike dhe financiare për ta përfituar këtë status.

General Directorate of Customs

Look the direction on map

Customs Offices

Look the direction on map

About National Institutions

  • Council of Ministers
  • Ministry of Finance and Economy
  • General Directorate of Taxation
  • National Business Center
  • General Directorate< of State Police
  • National Food Agency
  • Official Publishing Center

For denounciations

0800 22 22

Green number

For Custom Staff

Access Email
  • Individuals
  • Business
  • Facilitations & Exemptions
  • Institution
  • Announcements
  • Contacts