Institution > Customs Administration Activities >
Lehtësimi i procedurave për biznesin dhe krijimi i një klime të favorshme për sipërmarrjen është tashmë prioritet.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli dhe Kryetare e Komisionit Parlamentar për Ekononineë dhe Financat, Milva Ekonomi, zhvilluan një takim me sipërmarrës të sektorit fason, ku diskutuan mbi mundësitë, që ofron të qënit një Operator Ekonomik i Autorizuar, OEA, duke reduktuar kohën e eksport/importit dhe procedurat doganore.
Gjatë këtij takimi, sipërmarrësit u njohën me procedurat, kriteret dhe lehtësitë që ka një biznes që merr statusin Operator Ekonomik i Autorizuar.
Z. Gazheli informoi se së shpejti nga DPD do akordohen statuset e para OEA për bizneset, duke ju bashkuar vendeve të rajonit dhe CEFTA.
Më tej, Gazheli tha, se mirëpresim çdo aplikim për këtë proces, për të cilin garantojmë mbështetjen e MFE dhe DPD.
Qeveria do të vijojë punën e 7 viteve të fundit për krijimin e lehtësirave dhe eliminimin e barrierave në tregti.