Institution > Customs Administration Activities >
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, zhvilloi një takim me Drejtorin Ekzekutiv të TIA, Costandin von Alvensleben, ku diskutuan mbi rritjen e bashkëpunimit mes dy institucioneve si një domosdoshmëri për sigurinë e vendit dhe lehtësimin e tregtisë.
Zoti Gazheli vlerësoi rëndësinë e strukturave doganore në Aeroportin e vetëm në vend, por edhe strukturave të tjera ligjzbatuese, sidomos në luftën ndaj fenomeneve të kundraligjshme.
“Me profesionalizëm dhe efektivitet të shtuar kundër çdo shkelje ligjore apo trafiku të paligjshëm, strukturat doganore do të jenë bashkëpunuese në çdo kohë”, shpreh z. Gazheli gjatë këtij takimi.