Institution > Customs Administration Activities >
Drejtori i Përgjithshëm i Doganës, Genti Gazheli, zhvilloi një vizitë në Degën Doganore të Kapshticës, ku u njoh nga afër me punën dhe problematikat e kësaj Dege.
Gjatë takimit me doganierët e kësaj Dege, z. Gazheli diskutoi mbi mundësitë e rritjes së performancës së çdo punonjësi, sidomos ndaj biznesit.
Duke qënë se kjo Degë Doganore është pjesë e Pikës së Kalimit Kufitar, zoti Gazheli, kërkoi bashkëpunim të shtuar me të gjitha strukturat e tjera që operojnë aty, sidomos me Policinë e Shtetit, për të shmangur çdo lloj shkelje proceduriale, evazioni fiskal apo emigracionin e paligjshëm.
Strukturat doganore në të gjithë vendin vijojnë të funksionojnë 24 orë në 7 ditë, pavarësisht vështirësive të kësaj periudhe të shkaktuar nga Covid 19.