Institution > Customs Administration Activities >
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, z. Arlind Gjokuta, priti në një takim z. Julien Autret, Atashe Doganor Francez për Europën Lindore dhe Ballkanin, me seli pranë Ambasadës Franceze në Beograd.
Gjatë këtij takimi bashkëbiseduesit vlerësuan se është shumë i rëndësishëm shkëmbimi i asistencës së ndërsjelltë midis dy administrative doganore në fushën e ngritjes se kapaciteteve. Shkëmbimi i informacionit mes strukturave respektive si dhe implementimi i projekteve të përbashkëta në të ardhmen kryesisht në fushën e kontrollit dhe luftës kundër pastrimit të parave, ishin disa nga pikat që u diskutuan në këtë takim.
Z. Autret gjatë qëndrimit në Shqipëri vizitoi gjithashtu Qendrën Ndërinstitucionale Operacionale Detare, Komandën e Rojeve Bregdetare, si dhe Degën e Doganës Durrës, ku u njoh me veprimtarinë e këtyre strukturave, si dhe u diskutua mundësia e bashkëveprimit me Rojën Bregdetare Franceze, mision që në Francë i është besuar Autoriteteve Doganore.