Institution > Customs Administration Activities >
Punonjësit e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave iu bashkuan edhe këtë vit fushatës së sensibilizimit për dhurimin vullnetar të gjakut në ndihmë të fëmijëve talasemikë, duke patur në vëmendje situatën emergjente ku 600 fëmijë talasemikë presin për të bërë transfusion gjaku.
Kjo mbështetje vjen pas iniciativës së Ministrisë së Shëndetësisë, si shenjë humanizmi, për tu mundësuar këtyre fëmijëve një mundësi. Ata çdo dy javë e kanë të nevojshme të kryejnë transfuzion nga gjak i kontrolluar dhe dhuruar vullnetarisht, jeta e të cilëve varet nga ky dhurim.