Institution > Customs Administration Activities >
Administrata Doganore Shqiptare në bashkëpunimin me GIZ/ORF FT, zhvilluan takimin rajonal mbi deklarimin para mbërritjes, si një procedurë e re doganore, e cila do të lehtësojë më tej procedurat e zhdoganimit për postat e shpejta. Ky takim dy ditor u zhvillua në Tiranë me pjësëmarrje të përfaqësuesve nga Administratat Doganore të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Bosnje Hecegovinës, Moldavisë dhe një delgacion nga Papa Guinea e Re.
Në këtë takim u prezantua moduli online i krijuar nga bashkëpunimi midis GIZ dhe UNCTAD, për të mundësuar zbatimin e proçedurave të deklarimit parambërritjes për postat e shpejta. Nga ana tjetër gjatë këtij takimi u përcaktuan hapat kontretë për ecurinë që do të ketë implementi i kësaj procedure të re doganore. Për këtë qëllim ky projekt fillimisht do të pilotohet në Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe gjatë këtij muaji do të fillojë pilotimi i tij edhe në Shqipëri. Bizneset operuese në këtë fushë u informuan mbi aplikimin e modulit online për deklaratën e parambërritjes për postat e shpejta, në sistemin ASYCUDA Word.