Institution > Customs Administration Activities >
Rritja e bashkepunimit midis dy Administratave Doganore te Shqiperise dhe Kosoves do te beje qe niveli i shkembimeve tregtare mes dy vendeve te rriten ndjeshem. Gjate nje takimi bilateral midis krereve te Doganave te dy vendeve, organizuar ne Korce, u ra dakort qe te rritet bashkepunimi ne disa fusha. Ish Drejtoresha e Pergjithshme e Doganave, Belinda Ikonomi, tashme Zevendesministre e Financave dhe Ekonomise, vleresoi bashkepunimin e deritanishem, ndersa Drejtori i ri i Doganave, Arlind Gjokuta shprehu gatishmerine per ta cuar me tej kete nisme qe tashme eshte konkretizuar me projekte te shumta te perbashketa. Ky bashkepunim do te intensifikohet ne shkembimin e informacionit dhe profile risku te perbashketa, si dhe lehtesim te procedurave per operatoret e te dy vendeve.
Drejtori i Doganave te Kosoves, Bahri Berisha, e konsideroi kete si nje lehtesi per biznesin shqiptar, duke cuar perpara vullnetin e dy Qeverive.
Lehtesite e procedurave ne dy sistemet doganore do te ulin jo vetem kohen e procesimit per biznesin, por edhe reduktim te kostove per to.
Vullneti i te dy administratave doganore eshte qe nderthurja e dy sistemeve sidomos ne piken doganore te Kosoves ne Durres dhe ne degen doganore te Morines te sjelle nje qasje ndryshe per sipermarrjet e te dy vendeve.