Institution > Customs Administration Activities >
Dy vite bashkëpunim dhe shkëmbim eksperience ndërmjet administratave doganore shqiptare dhe italiane cuan në rezultate konkrete për rrugën e Shqipërisë për tu bashkuar me ‘Tarifën Doganore të Përbashkët’ të BE. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave organizoi ceremoninë e mbylljes së Projektit ITMS, financuar nga BE dhe mbështetur nga Doganat Italiane.
Falë mbështetjes së BE, së pari legjislacioni tarifor doganor dhe procedurat u ripanë me kujdes që të harmonizoheshin me teknikat e procesimit elektronike të Bashkimit Europian. Skuadrat e përbashkëta përgatitën të gjitha ndryshimet ligjore të nevojshme udhëzimet dhe manualet sipas procedurave përkatëse.
Një fushë tjetër e rëndësishme e punës përgatitore kishte të bënte me ruajtjen dhe shkëmbimin e informacionit ndërmjet sistemeve kompjuterike përkatëse. Mundësisht, sistemet shqiptare duhet të mund të lidhen dhe komunikojnë në përditshmëri. E ashtuquajtura baza e të dhënave TARIC, e cila është një bazë të dhënash shumë-gjuhëshe në të cilën përmblidhen të gjitha masat që kanë të bëjnë me tarifat doganore dhe legjislacionin tregtar dhe bujqësor të BE-së. Avantazhi për operatorët ekonomikë është një transparencë e plotë nga autoritetet kombëtare e të gjitha masave që zbatohen në mënyrë uniforme kur mallrat importohen apo eksportohen.
Përtej ndryshimeve ligjore dhe procedurale, Bashkimi Europian ka financuar gjithashtu trajnime shtesë dhe ngritjen e kapaciteteve të stafit doganor shqiptar për të implementuar ndryshimet e nevojshme.
Gjatë konferencës finale së projektit,Drejtore e Përgjithshme e Administratës Doganore Shqiptare, Belinda Ikonomi, theksoi, se “ky projekt ka ndikuar në përmirësimin e legjislacionit në këtë fushë dhe në rritjen e kapaciteteve njerëzore”.
Sipas Ikonomit, në kuadër të fondeve IPA, në 10 vitet e fundit, Dogana Shqiptare ka përfituar rreth 16 milionë Euro në projekte të ndryshme për përmirësimin e infrastrukturës, logjistikës, sistemeve të informacionit dhe monitorimit.
Shefi i Delegacionin e BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca theksoi, se “ nuk është qëllimi në vetvete modernizimi, por zhvillimi i një administrate publike shumë profesionale, e orientuar drejt qytetarëve, e cila të ofrojë shërbimet më të mira të mundshmë në një kontekst burimesh të kufizuara”.
Në këtë ceremoni, Zv. Ministri i Financave Elton Haxhi, theksoi rëndësinë e këtij projekti binjakëzimi si një vullnet i përbashkët për bashkëpunim midis qeverisë shqiptare me BE dhe në vecanti me qeverinë Italiane.
Sistemi i Menaxhimit të Tarifës së Integruar (SMTI) të BE-së zbatohet për importin dhe eksportin e mallrave përgjatë kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian. Nëpërmjet tarifës së përbashkët të gjitha shtetet anëtare të BE-së zbatojnë të njëjtat tarifa dhe masa të tjera të integruara tregtare dhe bujqësore për të gjitha mallrat e deklaruara në kufi. SMTI është një bashkim i disa sistemeve që shkëmbejnë informacion: TARIC (Tarifa e integruar e Komunitetit), TQS (Tarifa, Kontigjentet dhe Mbikqyrja), EBTI (Informacioni Tarifor Detyrues Europian), BOI Informacioni Detyrues për Origjinën), SMS (Sistemi i Menaxhimit të Specimenit), ISPP (Sistemi i Informacionit për Procesimin e Procedurave), ECICS ( Inventari Doganor Europian për Subastancat Kimike)), Pezullimet Tarifore dhe , CRMS (Sistemi i Menaxhimit të Riskut në Komunitet).
Përparësitë e Sistemit të Menaxhimit të Tarifës së Integruar për Shqipërinë janë:
Hyrja në Sistemin e Menaxhimit të Tarifës së Integruar është një prioritet për zbatimin e Dokumentit Strategjik Kombëtar 2014-2020 për Shqipërinë, lidhur me sektorin e reformës së administratës publike. Strategjia thekson se "Shqipëria do të marrë mbështetjen e BE-së për: ndërlidhshmërinë TI dhe bashkëveprimin e administratave tatimore dhe doganore me sistemet e BE-së".