Institution > Customs Administration Activities >
General Directorate of Customs and EU Delegation to Albania organized today the closing ceremony of the Twinning Project implemented by Italy and France with the focus "Modernization of the Albanian Customs Administration in the field of transit".
Aktiviteti u përshëndet nga Elton Haxhi, zv/ ministër i Financave dhe Ekonomisë, Dr. Stephen Stork, Shef i Qeverisjes dhe Sundimit të Ligjit, Delegacioni i BE-së në Shqipëri, z. Alberto Cutillo, Ambasador i Italisë, znj. Christina Vasak, Ambasadore e Francës, znj Belinda Ikonomi, Drejtoresha e Përgjithshme e doganave dhe z. Enrico Martino, Drejtor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Agjensia Italiane e Doganave dhe e Monopoleve.
Në fjalën e tij z.Haxhi vlerësoi rëndësinë e projektit në kuadrin e avancimit të Shqipërisë në integrimin europian.
Për këtë rëndësi foli dhe përfaqësuesi i Delegacionit të BE në Shqipëri, Dr Stephen Stork, i cili u shpreh se Shqipëria ka impakt të madh në fushën e transitit.
“Projekti është një kontribut për forcimin e ekonomive të dy vendeve dhe marrëdhënieve mes dy doganave. Implementimi i një sistemi modern do të ketë ndikime positive në Administratën Doganore”- tha në fjalën e tij përshëndetëse, Ambasaadori i Italisë, z. Alberto Cutillo.
Ambasadoja e Francës, znj. Christina Vasak përgëzoi Drejtoreshën e Përgjithshme të Doganave për drejtimin e këtij kantieri modernizimi në doganën shqiptare.
Znj. Belinda Ikonomi në fjalën e saj përshëndetëse u shpreh se implementimi i projektit është një hap i madh që ndërmerret në rrugën e hyrjes në procedurat administrative të BE dhe sistemit të IT të Bashkimit Europian, gjë që do të sjellë përfitimet dhe rezultatet e veta shumë më përpara futjes në BE.
“ Ky projekt binjakëzimi i nisur në janarin e 2016 dhe i fokusuar në një aspekt shumë të rëndësishëm siç është fusha e transitit ka qenë një kontribut i çmuar, duke ju bashkuar përpjekjeve tona të përditshme në forcimin e efikasitetit, përgjegjshmërisë dhe besimit të publikut në administratën doganore.
Aktivitetet e zhvilluara gjatë kësaj periudhe dyvjeçare jo vetëm i kanë dhënë vizibilitet institucional këtij projekti, por kanë ndikuar dukshëm në synimin për të mbërritur në një kuadër të ri ligjor mbi Procedurat, Sistemet dhe Luftën Kundër Mashtrimit në përputhje me acquis të BE-së dhe praktikat më të mira të Konventës së Transitit të Përbashkët.
Ky projekt binjakëzimi shënon hapin e parë të përgatitjes së Shqiperisë për zbatimin e Sistemit të Ri të Kompjuterizuar të Transitit (NCTS) , një sistem thelbësor për Administratën Doganore Shqiptare që thjeshton procedurat administrative të operatorëve shqiptarë dhe të huaj, si dhe parandalon mashtrimet duke garantuar nivelin më të lartë të mundshëm të sigurisë nëpërmjet krijimit të një mjedisi pa letër”- është shprehur znj, Ikonomi, e cila ka falenderuar BE për ndihmën dhe besimin, po ashtu palën italiane dhe atë Franceze për mbështetjen dhe bashkëpunimin.
Z. Enrico Martino, Drejtor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Agjensia Italiane e Doganave dhe e Monopoleve u shpreh se implementimi i një sistemi doganor është mjaft i rëndësishëm në kontrollin e kufijve.
Projekti, i financuar nga Bashkimi Europian dhe pjesërisht nga Qeveria Shqiptare, synon të harmonizojë legjislacionin dhe procedurat e transitit doganor me acquis të BE-së dhe të forcojë kapacitetet teknike dhe operacionale të Administratës Doganore Shqiptare.
Ky projekt i cili filloi në janar të 2016, mbeshteti Administraten Doganore Shqiptare në arritjen e prioriteteve specifike në fushën e Sistemit të Ri të Kompjuterizuar te Transitit (NCTS-së).
Projekti i Binjakëzimit u zbatua nga Dogana Italiane dhe Agjencia e Monopoleve në bashkëpunim me Administratën Doganore Franceze të cilët në 24 muaj nëpërmjet ekspertëve ofruan ekspertizën e tyre dhe mbështetën Administratës Doganore Shqiptare në ngritjen e kapaciteteve administrative në fushën e transitit.
KABINETI