Kontrollet doganore > Laboratori Doganor >
Laboratori Doganor Shqiptar është krijuar në maj të vitit 2000 dhe është i vetmi laborator në Shqipëri që ka kompetencën për analizimin e mallrave të importit dhe të akcizës në funksion të Administratës Doganore.
Objektivi kryesor i laboratorit është kryerja e analizave laboratorike të mostrave me qëllim Verifikimit të Llojit të Mallit dhe Klasifikimin Tarifor të tij nga strukturat doganore.
Në vitin 2013 Laboratori Doganor ka përfituar nga Unioni Evropian, në kuadër të Projektit IPA 2011, një grant prej 1.2 milion euro, për pajisjen e tij me aparatura e pajisje bashkëkohore. Gjithashtu në kuadër të këtij projekti, është bërë i mundur trajnimi i stafit laboratorik për vënien në punë të aparaturave, implementimin e metodave bashkëkohore për analizimin e mallrave, duke u bazuar në praktikat më të mira të laboratorëve doganorë Evropianë.
Ky laborator performon në përputhje me kërkesat e Standardit ISO IEC 17025: 2017 dhe ka implementuar Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë që nga viti 2018.
Laboratorit është pjesë e aktiviteteve të rrjetit të Laboratorëve Europiane CLEN dhe ka akses në platformën SINAPSE, të cilën e përdor për të shkëmbyer eksperiencën me laboratorët si mostra dhe përditësuar njohuritë në fushën analitike.