HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Kontrollet doganore

  • Kontrolli i parave në dorë (Cash)
  • Trashëgima Kulturore,Veprat e Artit
  • Siguria, Shëndeti, Mjedisi
  • Laboratori Doganor
  • Kontrolli Aposteriori
  • Skanimi në Doganë
  • Transporti ajror dhe detar

Kontrollet doganore > Siguria, Shëndeti, Mjedisi >

Siguria

1. Armët

Legjislacioni për Armët rregullon kushtet dhe kriteret për mbajtjen, ruajtjen, tregtimin, importimin, eksportimin, gjurmimin e transportimin, brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, të armëve të kategorive “B”, “C” e “D”.

Kujdes!

Lejohen hyrjet dhe daljet në territorin e Republikës së Shqipërisë të armëve të kategorive “B” dhe “C”, të municioneve të tyre, për veprimtarinë e tregtimit, importit, eksportit, të gjuetisë, qitjes sportive, vetëm me autorizim të lëshuar nga organi përgjegjës i Policisë së Shtetit.

Nëse ju veproni në kundërshtim me dispozitat e Ligjit nr.74, datë 10.07.2014 “Për armët” dhe aktet nënligjore në zbatim të tij, kur veprimet e tyre përkatëse nuk përbëjnë vepër penale, atëherë ju jeni përgjegjës për kundërvajtje administrative.

Për më shumë informacion: www.asp.gov.al 

2. Mallrat ushtarake dhe mallrat e teknologjitë me përdorim të dyfishtë

Mallrat strategjike janë mallrat të cilat në vende të caktuara ju është i ndaluar ose lejuar vetëm nën kushte të caktuara, eksporti, importi dhe tranziti. Kjo është për arsye të sigurisë dhe marrëveshjeve ndërkombëtare dhe ka të bëjë me mallra të veçanta që:

  • mund të përdoren për qëllime ushtarake;
  • mund të përdoren për qëllime civile dhe ushtarake;
  • mund të përdoren për prodhimin e armëve të shkatërrimit në masë dhe / ose për transportuesit e prodhimit për armë të tilla.

Të gjithë subjektet tregtare të cilët kanë si objekt të veprimtarisë së tyre mallrat ushtarake dhe mallrat e teknologjitë me përdorim të dyfishtë të përfshira në listën e kontrollit të Bashkimit Europian dhe të miratuar nga Keshilli i Ministrave i Republikës se Shqipërisë përfshirë eksportin, importin, tranzitin, transshipin, ndërmjetësimin, transferimin ose ekspozimin e këtyre mallrave, janë të detyruara ligjërisht të liçensohen ose të autorizohen nga Autoriteti Shtetëror për Kontrollin e Eksporteve (AKSHE), sipas procedurave dhe kompetencave të parashikuara nga legjislacioni i Republikës së Shqipërisë.

Për më shumë informacion: www.akshe.gov.al 

Lëndët narkotike dhe psikotrope / barnat narkotike

I. Prekursorët e lëndëve narkotike dhe psokotrope

Në referencë të detyrimeve të përcaktuara në legjislacionin per kontrollin e lëndëve që përdoren për fabrikimin e paligjshëm të lëndeve narkotike dhe psikotrope, prekursorët kategorizohen në tre kategori :

Prekursorët e kategorisë 1:

Personat fizikë dhe juridikë nuk mund të kryejnë proçedurat doganore të importit, eksportit dhe tranzitit për lëndët kimike të Listës së kodeve tarifore Prekursore 1, nëse nuk paraqesin:

Liçencën përkatëse të importit / eksportit, të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë, Komisioni i Dhënies së Licencës dhe Autorizimit për Barnat Narkotike dhe Lëndet Psikotrope, (www.shendetesia.gov.al).
Autorizimin Individual të importit / eksportit, të lëshuar nga Ministri i Shëndetësisë.

Prekursorët e kategorisë 2:

Personat fizikë dhe juridikë nuk mund të kryejnë proçedurat doganore të importit, eksportit dhe tranzitit për lëndët kimike të Listës së kodeve tarifore Prekursore 2, nëse nuk paraqesin:

Çertifikatën e Regjistrimit, të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë, Komisioni i Dhënies së Licencës dhe Autorizimit për Barnat Narkotike dhe Lëndët Psikotrope;
Autorizimin Individual të Hapur të importit / eksportit, të lëshuar nga Ministri i Shëndetësisë,

Prekursorët e kategorisë 3:

Personat fizikë dhe juridikë nuk mund të kryejnë proçedurat doganore të importit, eksportit dhe tranzitit për lëndët kimike të Listës së kodeve tarifore Prekursore 3, nëse nuk paraqesin

Çertifikatën e Regjistrimit, të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë, Komisioni i Dhënies së Licencës dhe Autorizimit për Barnat Narkotike dhe Lëndët Psikotrope.

Kujdes!

Paraqitja e Çertifikatës së Regjistrimit nuk është i zbatueshëm në rast se:

Sasia e lëndës kimike (mallit) që importohet / tranzitohet / eksportohet është më e vogël së sasia e përcaktuar në Tabelen e Kuotave Vjetore.

II. Barnat Narkotike

Në referencë të detyrimeve të përcaktuara në legjislacionin për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope, bazuar si në Konventën Unike për Barnat Narkotike 1961 ashtu edhe ne Konventen për Lëndët Psikotrope 1971, barnat narkotike dhe lëndë psikotrope me prejardhje natyrore ose sintetike janë një grup i vecantë lëndësh, përdorimi abuziv i të cilave dëmton shëndetin dhe krijon varësi të përdoruesit nga këto lëndë.

Lëndët dhe përgatitjet e përfshira në këtë ligj janë klasifikuar në 3 lista, I, II dhe III, sipas masave të kontrollit që ushtrohen për këto lëndë.

Klasifikimi i tyre është bërë në bazë të shkallës së rrezikshmërisë për shëndetin që mund të sjellë keqpërdorimi i tyre dhe faktit nëse ato kanë ose jo përdorim mjekësor.

Lista I: bimë dhe lëndë me rrezikshmëri të lartë që nuk përdoren në mjekësi dhe ndalohet importimi, eksportimi, kalimi tranzit i bimëve, lëndëve dhe përgatesave të përfshira në këtë listë.

Lista II: bimë dhe lëndë me rrezikshmëri të lartë që përdoren në mjekësi.

Lista III: bimë dhe lëndë të rrezikshme që përdoren në mjekësi.

Kujdes!

Lejohen vetëm personat juridikë privatë të pajisur me licencë për kryerje veprimtarie sipas nenit 14 dhe ndërmarrjet shtetërore të caktuara posaçërisht, që përdorin objekte dhe ndërtesa të pajisura me leje sipas nenit 31, mund të kryejnë tregtinë ndërkombëtare të bimëve, lëndëve dhe përgatesave të listës II dhe III. sipas nenit 44 eksporti/importi i bimëve dhe lëndëve dhe përgatesave të listave II dhe III bëhet vetëm me autorizim të ministrit të Shëndetësisë.

Per me shume informacion referojuni: www.shendetesia.gov.al/files/userfiles/Baza_Ligjore/Ligje/28.pdf 

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters