Kontrollet doganore > Siguria, Shëndeti, Mjedisi >
Shëndeti
1. Llojet e rrezikuara të faunës dhe të florës së egër (CITES)
Shumë lloje bimore dhe shtazore kanë vdekur si rezultat i tregtisë intensive të këtyre specieve. Edhe më shumë specie të rralla do të shuhen në qoftë se nuk ndalohet tregtia e paligjshme e tyre. Ky është qëllimi në nivel global për të luftuar tregtinë e llojeve të rrezikuara të faunës përmes ligjeve dhe rregulloreve.
Mbikqyrja doganore, kryesisht ka të bëjë me speciet e rrezikuara vendase dhe të huaja të kafshëve dhe bimëve, si dhe produkte të tyre, që janë sjellë në ose marrë jashtë territorit Shqiptar.
Janë të ndaluara:
Nëse ju veproni në kundërshtim me dispozitat e Ligji nr. 9867, date 31.01.2008 “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për tregtimin ndërkombëtar të llojeve të rrezikuara të faunës dhe florës së egër” dhe të akteve nënligjore në zbatim të tij, kur veprimet e tyre përkatëse nuk përbëjnë vepër penale, atëherë ju jeni përgjegjës për kundërvajtje administrative.
Mjedisi
1. Mbetjet
Bazuar në legjislacionin për menaxhimin e integruar të mbetjeve përcaktohen rregullat e përgjithshme duke përfshirë parandalimin ose pakësimin e ndikimeve negative nga krijimi dhe menaxhimi i tyre, përmes pakësimit të përdorimit të burimeve dhe përmirësimit të efiçencës së këtij përdorimi
Ndalohet në të gjitha rastet importimi i mbetjeve të rrezikshme dhe jo të rrezikshme në Republikën e Shqipërisë;
Tranziti ndërkombëtar dhe Eksporti nga territori i Shqipërisë i mbetjeve të listuara në “Listën e Gjelbër”, lejohet vetëm nëse për to është lëshuar autorizimi përkatës nga Ministri i Mjedisit.
2. Lëndët ozonholluese
Importimi i pajisjeve ftohëse te përdorura është i ndaluar (VKM 290/2010, Shtojca 3).
Personat fizikë dhe juridikë që Importojnë dhe hedhin në treg, eksportojnë e tranzitojnë produkte dhe përzierje që përmbajnë substanca ozonholluese dhe pajisjet që i përdorin ato, të përcaktuara në Anekset A, B, C dhe E të Protokollit të Montrealit, nuk mund të kryejnë proçedurat doganore, në rast se nuk paraqesin lejen mjedisore të lëshuar nga Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave.
Kujdes!
Nëse ju veproni në kundërshtim me dispozitat e Ligjit nr. 8934, datë 05.09.2002 “Për mbrojtjen e mjedisit” dhe të akteve nënligjore në zbatim të tij, kur veprimet e tyre përkatëse nuk përbëjnë vepër penale, atëherë ju jeni përgjegjës për kundërvajtje administrative.
Për më shumë informacion: www.mjedisi.gov.al
3. Lëndët Radioaktive
Importi, eksporti dhe transporti i materialeve radioaktive dhe materialeve bërthamore janë subjekt i rregullave strikte. Doganat monitorojne nëse importet, eksportet dhe transportet janë në përputhje me këto rregulla. Kjo ka të bëjë kryesisht me monitorimin e licencave për import, eksport ose tranzit të lëshuara nga Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimet (KMR).
Personat fizikë ose juridikë, të pajisur me licencë, kanë përgjegjësi ligjore për mbrojtjen, sigurinë dhe sigurimin nga burimet e rrezatimit jonizues, si dhe për zbatimin e dispozitave të parashikuara në këtë ligj e në akte të tjera, të dala në zbatim të tij.
Personat fizikë ose juridikë, përdorues të burimeve të rrezatimit jonizues, janë të detyruar të kalojnë në proces kontrolli teknik aparaturat, burimet e rrezatimit jonizues, sipas kritereve të parashikuara në rregulloren përkatëse.
Kujdes!
Shkelja e dispozitave të parashikuara në Ligjin nr. 9973, datë 28.7.2008 “për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8025, datë 9.11.1995 "Për mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese"”, kur nuk përbën vepër penale, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë.
Për më shumë informacion: