Akciza > Lehtësirat fiskale, garancitë dhe pullat >
“Pulla fiskale” është dokument me vlerë dhe është monopol shtetëror. Këshilli i Ministrave me vendim përcakton elementet e sigurisë së pullave fiskale, si dhe personin e autorizuar juridik publik për prodhimin, shpërndarjen, si dhe ngritjen e sistemit për gjurmimin dhe kontrollin e tyre”.
Pullat e akcizës vendosen në produktet e akcizës në momentin e hedhjes për konsum. Kodet e sigurisë printohen dhe pullat e akcizës do të aplikohen direkt mbi produktet përkatëse, gjatë prodhimit në linjat plotësisht të automatizuara të mbushjes nga prodhuesit në shkallë të madhe, apo nga ata importues të birrës apo pijeve të tjera alkoolike, që janë autorizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave. Vlera e detyrimit të akcizës garantohet në momentin e blerjes së pullave dhe paguhet në momentin e hedhjes për konsum.
Shoqeria aksionare ALBTrace Co ka vene ne dispozicion sistemin e porosise, miratimit, prodhimit dhe shperndarjes se pullave fiskale.
Te gjithe subjektet qe operojne me produkte akcize dhe kane detyrimin te pajisen me pulla fiskale mund ta aksesojne sistemin ne linkun https://webapp.albtrace.al/trace/security/login.seam