Akciza > Lehtësirat fiskale, garancitë dhe pullat >
Të gjithë operatorët të cilët pajisen me autorizim për magazinë fiskale duhet të depozitojnë një garanci të llogaritur nga dega doganore mbikqyrëse për të mbuluar risqet e mundshme në fushën e akcizës.
Masa e garancisë për depozituesit e miratuar stokues të produkteve të akcizës duhet të jetë 100% e detyrimit të akcizës për produktet e stokuara.
Masa e garancisë për garancisë për depozituesit e miratuar prodhues të produkteve të akcizës duhet të jetë 5-15 % e detyrimit të akcizës për produktet e prodhuara gjatë vitit të mëparshëm ose të parashikuara për tu prodhuar gjatë një viti për operatorët të cilët aplikojnë për herë të parë për pajisje me magazinë fiskale.
Për informacion të detajuar referojuni bazës ligjore të mëposhtme.