HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Përllogaritje detyrimesh doganore

  • Vlera Doganore
  • Tarifa
  • Rregullat e Origjinës

Përllogaritje detyrimesh doganore > Rregullat e Origjinës >

Vendimi Nr. 3/2015 i Komitetit të Përbashkët të MTL CEFTA.

Në tregtinë midis palëve të CEFTA-s dhe BE-së, Konventa Rajonale për rregullat preferenciale Pan-Euro-Mesdhetare të origjinës është baza për zbatimin e origjinës preferenciale.

Në tregtinë midis palëve të CEFTA-s (vendet pjesëmarrëse në Procesin e Stabilizim-Asociimit të Bashkimit Evropian dhe Republikës së Moldavisë) dhe BE-së, Konventa Rajonale për Rregullat Preferenciale Pan-Euro-Mesdhetare (Konventa PEM – Fletore Zyrtare Nr.7 datë 20.02.2012) siguron bazën për zbatimin e origjinës preferenciale. Konventa PEM aktualisht e zbatueshme parashikon kumulimin dypalësh dhe diagonal, ndërsa kumulimi i plotë është i mundur në mes të disa palëve kontraktuese në formë të devijimeve nga rregullat e përgjithshme të kumulimit. Konventa e rishikuar e PEM (meqenëse procesi i rishikimit ende nuk ka përfunduar) do të sigurojë gjithashtu mundësinë e përdorimit të kumulimit të plotë bilateral dhe të kumulimit të plotë diagonal me përjashtime apo dhe mundësi të caktuara.

Me qëllim të fillimit të zbatimit të kumulimit të plotë dhe të kthimit apo rimbursimit të detyrimeve doganore (për shkak të procesit të gjatë të rishikimit të Konventës), Komiteti i Përbashkët i MTL CEFTA-2006 ka miratuar më 26 nëntor 2015 Vendimin nr. 3/2015 i cili ka ndryshuar  Protokollin mbi Origjinën e mallrave të Marrëveshjes CEFTA, duke krijuar mundësinë e përdorimit të avantazheve që sjell zbatimi i kumulimit të plotë bilateral apo të  rimbursimit të detyrimeve doganore në tregtinë ndërmjet vendeve anëtare të CEFTA-s. Gjithashtu në Fletoren Zyrtare të BE-së nr. L 149/2019, është publikuar Vendimi nr. 2/2017 datë 16 maj 2017 i Komitetit të Përbashkët të Konventës Rajonale për Rregullat Preferenciale Pan-Euro-Mesdhetare të Origjinës, duke njoftuar fillimin e zbatimit të kumulimit të plotë bilateral të kthimit apo rimbursimit të detyrimeve doganore në tregtinë ndërmjet vendeve anëtare të CEFTA-s më 1 Korrik 2019.

Dokumenta ndihmëse

  • Aneksi 2 
  • Aneksi 1 
  • Udhezim mbi kumulimin e plote dhe terheqjen nga detyrimet doganore midis paleve te CEFTA-s 
  • Ligji 59 _2016 per vendimin 3_2015 
  • 2-2017 i PEM per CEFTA (1) 

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters