HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Përllogaritje detyrimesh doganore

  • Vlera Doganore
  • Tarifa
  • Rregullat e Origjinës

Përllogaritje detyrimesh doganore > Rregullat e Origjinës >

Provat e origjinës

Dokumentet të cilat provojnë Origjinën preferenciale të mallrave janë:
· Certifikata lëvizëse e origjinës: EUR.1
· Deklarata e origjinës (Deklarata-Faturë)
· Certifikata e origjinës: Forma A

Eksportuesi duhet të vërtetojë origjinën e mallrave me një provë origjine në mënyrë që importuesi i mallrave të mund të përfitojë trajtim preferencial në vendin e destinacionit. Prova origjinale e origjinës duhet të dërgohet në vendin e destinacionit të mallrave të eksportit.

Certifikata e origjinës EUR.1 është një dokument që vërteton origjinën preferenciale të mallrave me origjinë nga një palë kontraktuese si: vendet e BE-së, vendet CEFTA, vendet EFTA, Turqia, Mbretëria e Bashkuar që importohen në Shqipëri, apo eksportohen nga Shqipëria drejt këtyre vendeve me qëllim përfitimin e trajtimit preferencial. Kjo certifikatë lëshohet nga autoritetet doganore pranë të cilës kryhen procedurat e eksportit, mbi bazën e aplikimit të bërë me shkrim nga eksportuesi, apo përfaqësuesi i tij (shih më poshtë mënyrën e plotësimit të aplikimit për certifkatën EUR.1).

- Nëse në përcaktimin e origjinës së produkteve që po eksportohen drejt vendeve partnere në një MTL është zbatuar kumulimi i origjinës, duhet ta tregoni këtë në kutinë nr. 7 të Certifikatës së qarkullimit të mallrave EUR.1 duke vendosur tekstin "(Cummulation applied with….)

Deklarata-origjinës/Deklarata-faturë është dokument që vërteton origjinën preferenciale të mallrave me origjinë nga një palë kontraktuese si: vendet e BE-së, vendet CEFTA, vendet EFTA, Turqia, Mbretëria e Bashkuar që importohen në Shqipëri, apo eksportohen nga Shqipëria drejt këtyre vendeve me qëllim përfitimin e trajtimit preferencial. Një deklaratë origjine mund të përgatitet: a) nga një eksportues i aprovuar, në kuptimin e nenit 22; ose b) nga një eksportues i ndonjë dërgese të përbërë nga një ose më shumë paketime që përmbajnë produkte origjinuese, vlera totale e të cilave nuk i kalon 6 000 euro. Deklarata e origjinës jepet nga eksportuesi në një faturë, një notë dërguese ose ndonjë dokument tjetër tregtar që përshkruan produktet në fjalë me detaje të mjaftueshme, për t’i mundësuar të identifikohen;

Teksti i deklaratës së origjinës:
Versioni shqiptar
Eksportuesi i produkteve të mbuluara nga ky dokument (autorizim doganor nr. .......(1)) deklaron, që, përveç rasteve kur tregohet qartësisht ndryshe, këto produkte janë me origjinë preferenciale.......(2).

Versioni anglez
The exporter of the products covered by this document (customs authorization No..(1)) declares that, except where otherwise clearly indicated, these products are of..(2) preferential origin.

Nëse në përcaktimin e origjinës së produkteve që po eksportohen drejt vendeve partnere në një MTL është zbatuar kumulimi i origjinës, duhet ta tregoni këtë duke vendosur në fundin e tekstit të deklarimit shënimin "(Cummulation applied with….), psh:
The exporter of the products covered by this document (customs authorization No..(1)) declares that, except where otherwise clearly indicated, these products are of..(2) preferential origin. Cummulation applied with…...

Certifikata e origjinës Forma A është dokument që vërteton origjinën preferenciale shqiptare të mallrave që eksportohen në vendet të cilat i kanë dhënë preferencë Shqipërisë si vend në zhvillim mbi bazën e Sistemit të Përgjithshëm të Preferencave (GSP). Kjo certifikatë lëshohet nga autoritetet doganore pranë të cilës kryhen procedurat e eksportit, mbi bazën e kërkesës me shkrim nga eksportuesi.

Bazuar në Udhëzimin nr. 10693/2, datë 01.07.2019 “Për përcaktimin e tarifave për kryerjen e shërbimeve të veçanta dhe administrimin e tyre nga autoritetet doganore”, pajisja me Certifikata lëvizëse EUR.1 dhe Forma A është pa pagesë.

Dokumentacioni që provon Origjinën jo - preferenciale të mallrave:
Certifikata e origjinës jo preferenciale është dokument që vërteton origjinën jopreferenciale të mallrave. Certifikata e origjinës lëshohet nga Dhoma e Tregtisë mbi bazën e një kërkese me shkrim.

Dokumenta ndihmëse

  • Udhezime per plotesimin e formularit EUR 1 
  • Forma A 
  • EUR 1 
  • Certifikata e Origjines 

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters