HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Përllogaritje detyrimesh doganore

  • Vlera Doganore
  • Tarifa
  • Rregullat e Origjinës

Përllogaritje detyrimesh doganore > Rregullat e Origjinës >

(SPP) Sistemi i Përgjithshëm i Preferencave

(SPP) Sistemi i Përgjithshëm i Preferencave (GSP, General System of Preferences)

Sistemi i Përgjithshëm i Preferencave është një sistem asimetrik preferencash, sipas të cilit disa shtete si: Australia, Bjellorusia, BE, Kanadaja, Islanda, Japonia, Kazakistani, Norvegjia, Zvicra, Turqia, Zelanda e Re, SHBA-ja dhe Federata Ruse u japin preferencë mallrave origjinuese të eksportuara nga vendet në zhvillim (ndër të tjera edhe Shqipëria), por jo anasjelltas.

Në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin (UNCTAD), u ra dakord që për vendet në zhvillim, disa nga vendet e zhvilluara të japin preferenca. Kjo nuk është negociuar me ta dhe trajtimi preferencial nuk është reciprok. Skemat e SPP dhe rregullat e tyre të origjinës të ofruara nga vendet donatore janë të ndryshme. Vendet në të cilat mallrat me origjinë preferenciale shqiptare mund të eksportohen duke përfituar trajtim tarifor preferencial sipas SPP janë: Australia, Bjellorusia, Japonia, Kazakistani, Zelanda e Re, SHBA-ja dhe Federata Ruse.
Bazuar në Vendimin 17 datë 5 mars 2021 të Këshillit të Komisionit Ekonomik Euroaziatik, nga data 12 Tetor 2021 Shqipëria hiqet nga lista e vendeve ne zhvillim përsa i përket përfitimit të njëanshëm preferencial në tregtinë me vendet e Bashkimit Ekonomik të Euroazisë (Bjellorusia, Kazakistani dhe Federata Ruse).

Kujdes!

  • Që mallrat me origjinë preferenciale shqiptare të eksportuara mbi bazën e Sistemit të Përgjithshëm të preferencave të përfitojnë nga -preferencat e dhëna, duhet të jenë të shoqëruara me Certifikatën e origjinës Forma A, e cila lëshohet nga autoritet tona doganore.
  • Prova e origjinës e cila provon origjinën preferenciale të mallrave është Certifikata Forma A, e cila lëshohet nga Dega Doganore.

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters