HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Përllogaritje detyrimesh doganore

  • Vlera Doganore
  • Tarifa
  • Rregullat e Origjinës

Përllogaritje detyrimesh doganore > Rregullat e Origjinës >

RREGULLAT E ORIGJINES PEM 2025

Rregullat e origjinës bazuar në Konventën pan-Euro-Mediteriane 1 janar - 31 dhjetor 2025  

Konventa Rajonale e Rishikuar për rregullat preferenciale pan-Euro-Mesdhetare (Ligji 59/2024) hyri në fuqi më 1 janar 2025. Konventa e Rishikuar duhej të zëvendësonte plotësisht rregullat e mëparshme në këtë datë.  
 
Por jo të gjitha shtetet partnere në Konventë i kishin ratifikuar rregullat e reja të origjinës deri më 31 dhjetor 2024, prandaj më 12 dhjetor 2024, Komiteti i Përbashkët i Konventës PEM miratoi një Vendim (Vendimi 2/2024) në lidhje me zbatimin e Dispozitave Kalimtare, të zbatueshme që nga 1 janari 2025. 
 
Qëllimi kryesor i Dispozitave Kalimtare është ruajtja e rregullave të vitit 2012 të zbatueshme paralelisht me rregullat e vitit 2023 ndërmjet Palëve Kontraktuese për të cilat rregullat e 2023 hyjnë në fuqi.
 
Nga 1 janar 2025 bazuar në ligjin nr. 4 datë 30.01.2025 “Për ratifikimin e vendimit nr. 2/2024 të Komitetit të Përbashkët të Konventës Rajonale për Rregullat Preferenciale të Origjinës Pan-Euro-Mediteriane të 12 dhjetorit 2024 për ndryshimin e vendimit nr. 1/2023 të Komitetit të Përbashkët, miratuar me ligjin nr. 59/2024, me qëllim përfshirjen e Dispozitave Kalimtare në ndryshimet e Konventës Rajonale për Rregullat Preferenciale të Origjinës Pan-Euro-Mediteriane, të zbatueshme nga 1 janari 2025” janë në fuqi dy grupe të ndryshme rregullash të origjinës për tregtinë preferenciale në zonën PEM: Rregullat e origjinës së Konventës (Ligji 1/2012) dhe  Rregullat e origjinës së Konventës së rishikuar (Ligji 59/2024). Operatorët ekonomikë kanë mundësinë të zgjedhin midis dy grupeve të zbatueshme të këtyre rregullave, bazuar në zinxhirët e tyre të furnizimit. 

Dispozitat Kalimtare sigurojnë gjithashtu parimin e përshkueshmërisë ndërmjet dy grupeve të rregullave të origjinës. Mallrat e konsideruara me origjinë në kuptimin e rregullave të vitit 2012 mund të konsiderohen gjithashtu si origjinuese në kuptimin e rregullave të vitit 2023 për qëllime të kumulimit, me kusht që të plotësohen disa kushte.

Në sektorin e bujqësisë, përshkueshmëria zbatohet vetëm për mallrat e kapitujve 1 dhe 3 të Sistemit të Harmonizuar si dhe për produktet e peshkimit të kapitulli 16 të SH. Gjithashtu përshkueshmëria zbatohet për të gjitha produktet industrial të kapitujve 25-97 të SH.


Për informacion më të detajuar në lidhje me zbatimin e dispozitave kalimtare ju lutemi të konsultoheni me UDHËZIMIN Nr 5 date 31.12.2024-. 
 
Mundësitë e kumulimit në zonën PEM që nga 1 janari 2025 pasqyrohen në njoftimin e Komisionit Evropian në lidhje me zbatimin e Konventës PEM ose protokollet mbi rregullat e origjinës që parashikojnë kumulimin diagonal midis Palëve Kontraktuese të kësaj Konvente (matricë). Ju lutemi të konsultoheni me skemën e kumulimit e cila gjatë vitit 2025 do të jetë në përditësim të vazhdueshëm. 
 
Të gjitha provat e origjinës preferenciale të lëshuara ose të bëra përpara datës 1 janar 2025 do të njihen pas datës 1 janar 2025 brenda afatit të vlefshmërisë së tyre. Mallrat për të cilat prova e origjinës është lëshuar përpara datës 1 janar 2025 në përputhje me rregullat e origjinës të zbatueshme në mënyrë alternative mund të përdoren për kumulim sipas Konventës Rajonale të Rishikuar. 
 
Nga 1 janari 2026, në të gjithë zonën e PEM do të zbatohen vetëm rregullat e Konventës së Rishikuar PEM dhe për rrjedhojë vetëm një grup rregullash origjine. Të gjitha rregullat kalimtare të origjinës (Vendimi 2/2024) nuk do të zbatohen më.  

 

Konventa Pan-Euro-Mediteriane e Rishikuar; Ligji 59/2024
https://www.qbz.gov.al/eli/fz/2024/113/03693d36-d2d4-40f5-a4c1-071c47b727ec

Dokumenta ndihmëse

  • Ligj-11_2025_Certifikatat elektronike EUR.1 
  • Skema e kumulimit diagonal 5 mars 2025 
  • Ligj Nr 4 date 30 janar 2025 
  • Konventa PEM 2012 
  • Udhezimi Rregullat e Origjinës 2025 

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters