Njoftime > Njoftime >
Tiranë, 10.10.2026 - Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të Çmimeve të Tregtimit me Shumicë/Pakicë të Nënprodukteve të Naftës dhe të Gazit ka miratuar vendimin nr. 6, datë 10.10.2026, për përcaktimin e çmimeve tavan të tregtimit me shumicë dhe pakicë të gazoilit dhe benzinës.
Në zbatim të metodologjisë së përcaktuar në legjislacion, për datën 10.10.2026, çmimi tavan i shitjes me pakicë për gazoilin rezultoi 221 lekë/litër. Referuar Aktit Normativ nr. 4, datë 25.09.2026, duke qenë se ky çmim është mbi 220 lekë/litër, për gazoilin zbatohet niveli i reduktuar i akcizës prej 31.50098 lekë/litër.
Pas rillogaritjes, Bordi ka miratuar çmimet tavan si më poshtë:
Shitja me shumicë
Gazoil: 199 lekë/litër
Benzinë: 183 lekë/litër
Shitja me pakicë
Gazoil: 211 lekë/litër
Benzinë: 195 lekë/litër
Çmimet e miratuara reflektojnë çmimet ndërkombëtare të nënprodukteve të naftës, të publikuara nga agjencia “S&P Global Platts”, detyrimet doganore dhe tatimore, si dhe marzhet bruto maksimale të tregtimit, përfshirë TVSH-në.
Administrata Doganore do të zbatojë në sistem nivelin e reduktuar të akcizës për gazoilin dhe nivelin e plotë të akcizës për benzinën, në masën 39.376230 lekë/litër.
Asnjë operator ekonomik nuk mund t’i tregtojë këto nënprodukte mbi çmimet tavan të miratuara nga Bordi, ndërsa shitja me çmime më të ulëta se këto nivele është e lejuar.
Efektet e këtij vendimi fillojnë më 10.10.2026, ora 12:30, dhe do të jenë në fuqi deri në një njoftim të dytë të marrë në mbledhjen e radhës. Vendimi është i detyrueshëm për të gjitha shoqëritë që tregtojnë me shumicë dhe pakicë produktet dhe nënproduktet e naftës dhe të gazit.