HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil

Njoftime

Njoftime > >

Doganat, 4 shërbime të reja në aplikacionin E-Albania

Për të gjithë operatorët ekonomikë dhe individët që operojnë me import/eksport mallrash e për rrjedhojë me procedurat doganore të deklarimit të mallrave në doganë në portalin e-albania ofrohen katër shërbime të reja.

Prej datës 30 mars 2022 këto shërbime u implementuan në portalin e-albania ne rubrikën “Shërbime doganore” të kategorisë “Informim/verifikim” dhe janë të aksesueshme nga operatorët ekonomikë dhe individët pa kërkuar dokumente shtesë apo pagesë.

Konkretisht, shërbimet e reja të ofruara janë:

Statusi i deklarimit të tranzitit të mallrave, Ky shërbim i mundëson subjektit/individit që, bazuar në nenin 22 të Ligjit 102/2014 “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar”, të informohet në çdo kohë duke verifikuar se në cilën nga hallkat e procesit të verifikimit dokumentar e fizik ndodhet deklarata doganore për mallrat e deklaruara nën regjimin e tranzitit. Këtu përfshihen procedurat që zbatohen për depozitimin e deklaratës doganore të tranzitit;

– në nisje (depozitim, regjistrim, nisje)

– në mbërritje (mbërritur dhe konform/jokonform)

Statusi i deklarimit doganor të mallrave, Ky shërbim i mundëson subjektit/individit që, bazuar në nenin 22 të Ligjit 102/2014 “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar”, të informohet në çdo kohë duke verifikuar secilën nga hallkat e procesit  (si; regjistrimi, lloji i kontrollit të përzgjedhur nga sistemi, pranimi i deklaratës doganore dhe çlirimi i mallrave) ku ndodhet deklarata doganore për mallrat e deklaruara për vendosje në qarkullim të lirë ose nën regjimet e posaçme (përjashto regjimin e tranzitit).

Statusi i Pagesave në doganë, Ky shërbim i mundëson subjektit/individit që, bazuar në nenin 22 të Ligjit 102/2014 “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar”, të informohet në çdo kohë duke verifikuar nëse llogaria parapaguese e tij në doganë është kredituar për shumën e derdhur në Bankë për të vijuar më tej me procedurën e deklarimit të mallrave të importuara për vendosje në qarkullim të lirë.

Gjendja e llogarisë parapaguese në doganë, Ky shërbim i mundëson subjektit/individit që, bazuar në nenin 22 të Ligjit 102/2014 “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar”, të informohet, në çdo kohë, duke verifikuar gjendjen e llogarisë parapaguese dhe lëvizjet për debitimet e saj, për të vijuar më tej me procedurën e deklarimit të mallrave të importuara për vendosje në qarkullim të lirë.

 

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës