HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil

Njoftime

Njoftime > >

Implementimi i shërbimeve të reja online

Duke filluar nga data 30.03.2022 u mundësua futja e 4 (katër) shërbimeve të reja online për Operatorët Ekonomike dhe individët që operojnë me import/eksport mallrash e për rrjedhojë me procedurat doganore të deklarimit të mallrave në doganë;

Kështu, këto shërbime u implementuan në portalin e-albania  në rubriken “Shërbime doganore” të kategorisë “Informim/verifikim” dhe janë të aksesueshme nga operatorët ekonomike dhe individët pa kërkuar dokumente shtesë apo pagesë. Informacioni merret në kohe reale nëpermjet portalit eAlbania në të gjitha paisjet që mundësojnë aksesin në këtë portal (PC, tablet apo telefona smart). Konkretisht, shërbimet e reja të ofruara janë:

 

  • Statusi i deklarimit të tranzitit të mallrave, Ky shërbim i mundëson subjektit/individit që, bazuar në nenin 22 të Ligjit 102/2014 “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar”, të informohet në cdo kohë duke verifikuar se në cilën nga hallkat e procesit të verifikimit dokumentar e fizik ndodhet deklarata doganore për mallrat e deklaruara nën regjimin e tranzitit. Këtu përfshihen procedurat që zbatohen për depozitimin e deklaratës doganore të tranzitit;

                 - në nisje (depozitim, regjistrim, nisje)

                 - në mbërritje (mbërritur dhe konform/jokonform)

 

  • Statusi i deklarimit doganor të mallrave, Ky shërbim i mundëson subjektit/individit që, bazuar në nenin 22 të Ligjit 102/2014 “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar”, të informohet në cdo kohë duke verifikuar secilën nga hallkat e procesit  (si; regjistrimi, lloji i kontrollit të përzgjedhur nga sistemi, pranimi i deklaratës doganore dhe clirimi i mallrave) ku ndodhet deklarata doganore për mallrat e deklaruara për vendosje në qarkullim të lirë ose nën regjimet e posacme (përjashto regjimin e tranzitit).

 

  • Statusi i Pagesave në doganë, Ky shërbim i mundëson subjektit/individit që, bazuar në nenin 22 të Ligjit 102/2014 “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar”, të informohet në cdo kohë duke verifikuar nëse llogaria parapaguese e tij në doganë është kredituar për shumën e derdhur në Bankë për të vijuar më tej me procedurën e deklarimit të mallrave të importuara për vendosje në qarkullim të lirë.

 

  • Gjëndja e llogarisë parapaguese në doganë, Ky shërbim i mundëson subjektit/individit që, bazuar në nenin 22 të Ligjit 102/2014 “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar”, të informohet, në çdo kohë, duke verifikuar gjëndjen e llogarisë parapaguese dhe lëvizjet për debitimet e saj, për të vijuar më tej me procedurën e deklarimit të malrave të importuara për vendosje në qarkullim të lirë.

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës