Njoftime > >
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese, me mbështetjen e Bankës Botërore, planifikon të kryejë studimin: “Matja e kohës së procedurave doganore në zyrat më të ngarkuara kufitare, tokësore dhe detare”,
· Durrës Terminali i Trageteve (AL140000);
· Tiranë (AL110000);
· Fier (AL220000);
· Elbasan (AL200000);
· Morinë (AL070000);
· Qafë Thanë (AL150000);
· Kapshticë (AL190000).
Matja e kohës, do të kryhet për të gjithë llojet e mallrave që do të kryejnë në zyrat doganore të sipërcituara, procedurat doganore sipas rasteve më poshtë:
Import
o Import për mallrat me zyrë hyrëse dhe zyrë destinacioni, zyrat doganore Durrës Terminali i Trageteve, Morinë, Qafë Thanë, Kapshticë (import në kufi);
o Import për mallrat me zyrë hyrëse zyrat doganore kufitare Morinë, Qafë Thanë dhe Kapshticë dhe Durrës Terminali i Trageteve dhe zyrë destinacioni, zyrat doganore Tiranë, Fier dhe Elbasan (import në doganë të brendshme).
Tranzit
o Tranzit me zyrë nisje zyrat doganore Morinë, Qafë Thanë dhe Kapshticë dhe Durrës Terminali i Trageteve dhe zyrë destinacioni, zyrat doganore Tiranë, Fier dhe Elbasan (tranzit kufi – doganë e brendshme);
o Tranzit me zyrë nisje zyrat doganore Morinë, Qafë Thanë Kapshticë dhe Durrës Terminali i Trageteve dhe zyrë destinacioni zyrën doganore Morinë, Qafë Thanë Kapshticë dhe Durrës Terminali i Trageteve (tranzit kufi – kufi).
Eksport
o Eksport për mallrat me zyrë nisje dhe zyrë dalëse zyrat doganore Durrës Terminali i Trageteve, Morinë, Qafë Thanë, Kapshticë (eksport në kufi);
o Eksport për mallrat me zyrë nisje Tiranë, Fier dhe Elbasan dhe zyrë dalëse pikë kalimet kufitare Morinë, Qafë Thanë dhe Kapshticë dhe Durrës Terminali i Trageteve (eksport doganë e brendshme – kufi);
o Eksport për mallrat me zyrë nisje pikë kalimet kufitare Morinë, Qafë Thanë dhe Kapshticë dhe Durrës Terminali i Trageteve dhe zyrë dalëse pikë kalimet kufitare Morinë, Qafë Thanë dhe Kapshticë dhe Durrës Terminali i Trageteve (eksport kufi – kufi).
Afate kohore: Matja e kohës do të kryhet gjatë periudhës nga data 8 nëntor deri më datë 14 nëntor 2021, në të gjitha zyrat doganore të sipërcituara. Gjatë javës së katërt të muajit tetor, në të gjitha zyrat doganore do të zhvillohet një fazë disa ditore testimi pilot.
Gjatë periudhës së matjes kohore, të gjitha ngarkesat e importit/eksportit/tranzitit duhet të pajisen me një pyetësor për matjen e kohës.
Të gjitha strukturat që operojnë në një zone doganore duhet të plotësojnë me informacionin e duhur fushat në këtë pyetësor lidhur me punën e tyre sipas ngarkesës, duke treguar kohën e saktë të fillimit dhe përfundimit të veprimeve individuale në procedurën përkatëse.
Të gjithë pjesëmarrësit në proces duhet të plotësojnë në mënyrë të ndërgjegjshme pyetësorin dhe më pas duhet ta vënë atë në dispozicion të autoritetit tjetër kompetent ose përfaqësuesit të mallrave, të cilët janë të detyruar të plotësojnë pyetësorin në vazhdim. Ky pyetësor monitoron të gjithë procesin e importit/eksportit/tranzitit të mallrave.
Pyetësori i plotësuar merret në fund të procesit siç vijon:
· për procedurat e importit në rrugë tokësore, në varësi të rastit, merret i plotësuar në zyrat doganore të Tiranës, Fierit dhe Elbasanit ose në zyrat doganore kufitare tokësore Morinë, Qafë Thanë dhe Kapshticë;
· për procedurat e eksportit në zyrat doganore kufitare tokësore, në varësi të rastit, merret i plotësuar në Morinë, Qafë Thanë dhe Kapshticë. Pyetësori i plotësuar merret në fund të procedurës nga autoriteti i cili kryen veprimin përfundimtar të procedurës me mallrat, në përputhje me hapat e pyetësorit.
Për çdo njoftim shtesë për studimin e matjes së kohës, mund të kontaktoni Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave me anë të adresës e-mail: DMJIE@dogana.gov.al.