HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil

Njoftime

Njoftime > >

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave fton biznesin të aplikojë për marrjen e statutusit “Eksportues të miratuar”

Në funksion të lehtësimit të procedurave doganore dhe nxitjes së eksporteve, Drejtoria e Përgjithhsme e Doganave ka ftuar  të gjitha bizneset eksportuese të aplikojnë  në platformën e-Albania për marrjen e statusit të “Eksportuesit të Miratuar”.

Aplikimi kryhet në llogarinë e biznesit në E-Albania, duke zgjedhur shërbimin “Autorizim për statusin e eksportuesit të miratuar”.

Statusi i eksportuesit të miratuar i jep eksportuesit këto përparësi:

1.      Reduktimin e ndjeshëm të kohës së pritjes në doganë, për lëshimin e certifikatës EUR.1.

2.      Shmangien e gabimeve të mundshme gjatë plotësimit të certifiatës EUR.1, gabime këto që do të sillnin penalizim të operatorit ekonomik eksportues.

3.      Reduktimin e kohës së nevojshme për plotësimin e dokumentave që shoqërojnë deklaratën doganore të eksportit.

4.      Rritjen e besueshmërisë të autoriteteve doganore të vendit të destinacionit të mallit ndaj operatorëve ekonomik.

Ndërkohë Administrata Doganore mbetet në dispozicion për të asistuar bizneset e interesuara nëpërmjet kontakteve: Email sorigjina.dpd@dogana.gov.al; dhe tel +35542232988; +355684053453

Në rast të nevojës së asistencës lidhur me plotësimin e formularit të aplikimit për statusin “Eksportues i Miratuar” në platformën e-Albania bizneset mund të kontaktojnë: sistemetdogana@akshi.gov.al

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës