HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Njoftime

Njoftime > >

NJOFTIM I DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË DOGANAVE

PËR MARRJEN ME QIRA TË PASURISË NGA TË TRETËT PËR USHTRIM AKTIVITETI ADMINISTRATIV NGA DREJTORIA E PËRGJITHSHME E DOGANAVE

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njofton se kërkon të marrë me qira ambiente  për ushtrimin e veprimtarisë administrative të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, duke u bazuar në kriteret e mëposhtme:

 

a.       sipërfaqen në “m²” të domosdoshme të ambienteve për ushtrimin e veprimtarisë administrative të DPD (të ndërtesës dhe sipërfaqes funksionale për parkim) konkretisht: 1400 m2 – 1800 m2 për zyra administrative në të cilat do të akomodohet personeli i DPD dhe  500 m2 – 700 m2 sipërfaqe që i korrespondon numrit prej 50 vend-parkime si numër minimal i domosdoshëm për automjetet e DPDsë;

b.      specifikat e nevojshme të ambienteve që kërkohet të merret me qira, bazuar në funksionalitetet sipas përcaktimeve të legjislacionit doganor, distancën/largësinë nga godina aktuale e DPD (rr.”Dritan Hoxha” Laprakë, 1001 , Tiranë) dhe kriter-in/et bazë të vlerësimit, përkatësisht evidentuar në mënyrë të detajuar në tabelën e mëposhtme:

Kriteret Pikët Vlerësimi Komente
Afati i akomodimit jo me vonë se 7 ditë kalendarike nga lidhja e kontratës 20    

Akomodimi për çdo post pune

-porta interneti

-priza energjie

-mobilim (tavoline, karrike, etj)

30    
Çmimi    Euro/m2 20    
Sistem ngroje/ftohje funksional 10    
Distanca jo më tepër se 5 km nga godina aktuale e DPD (rr.”Dritan Hoxha” Laprakë, 1001 , Tiranë) 20    
Ofrimi i shërbimit të transportit në varësi të nevojës së DPD përfshirë në vlerën e ofertës 10    
Sigurimi i furnizimit në mënyrë të pandërprerë dhe të pavarur me energjisë elektrike 20    

 

c.               Dokumentacioni që do të paraqesin ofertuesit që ofrojnë ambiente/ndërtesa me qira, si më poshtë:

-                    akt  pronësie/disponimi të pronës;

-                    deklaratë e hollësishme e ofertuesit për vënien në funksionim të objektit, për veprimtari administrative të DPD;

-                    oferta për vlerën e detyrimit mujor të qirasë;

-                    vërtetimin nga dega e tatimeve se subjekti ka shlyer detyrimet tatimore dhe sigurimet shoqërore;

-                    vërtetime nga institucionet përkatëse që nuk është në ndjekje penale, si dhe nuk ka procese gjyqësore në lidhje me aktivitetin.

-                    aktin administrativ zyrtar që objekti rrezulton i rregullt nga ana inxhinierike dhe ndërtimore.

-                    Deklaratë e ofertuesit për ofrimi i shërbimit të transportit në varësi të nevojës së DPD përfshirë në vlerën e ofertës.

d.      Afati përfundimtar i paraqitjes të ofertave, do të të jetë data 10.12.2019 ora 14:00.

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters