Njoftime > >
NJOFTIM Nr. 1
1. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njofton të interesuarit/konkurrentët se kërkon të marrë me qira godinë/objekt ndërtimor për ushtrimin e veprimtarisë doganore (Arkiv) të Degës së Doganës Vlorë, duke u bazuar në kriteret e mëposhtme:
- Të jetë objekt ndërtimor me sipërfaqe rreth 35 m², e domosdoshme për ushtrimin e veprimtarisë doganore (Arkiv);
- Vendndodhja e zyrave të jetë në territorin e brëndshëm ose në afërsi të Portit Detar Vlorë;
- Të ketë sipërfaqe të mjaftueshme për mbarëvajtjen punës, si dhe kërkesa/kritere të duhura teknike për ambient arkive (ndriçim, kubaturë të lartë, mungesë të lagështirës).
- Duke u nisur nga rëndësia e Institucionit, të jetë e përshtatshme për ruajtjen e sigurisë së ambjenteve;
- Të jetë një objekt, qëllimi i të cilit të jetë kryesisht për ambjente pune, jo godinë që ka destinacion bar apo hotel pasi nuk disponojmë fonde për përshtatjen e saj në zyra;
- Në objekt të jetë i siguruar furnizmi pa ndërpreje i energjisë elektrike, ;
- Objekti të jetë i hipotekuar dhe të ketë një Gent Plan;
- Të jetë një ndërtesë lehtësisht e përshtatshme për ambiente pune (Arkiv), pasi Dega Doganore Vlorë nuk disponon fonde për përshtatjen e saj për arkiv;
- Vlera fillestare për konkurrim është 12,978 lekë/muaj (dymbëdhjetëmijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e tetë) lekë referuar VKM-së 469 datë 03.06.2015.
2. Ofertat që do të paraqesin konkurrentët për konkurrim përbëhet nga dokumentacioni i mëposhtëm:
a. kërkesa e subjektit për pjesëmarrje në konkurrim;
b. deklarata e hollësishme për vënien në funksionim të objektit për veprimtari doganore (Arkiv);
c. oferta për vlerën e detyrimit mujor të qirasë;
d. formulari i sigurimit të ofertës në vlerën 2% të VFQ. Sigurimi i ofertës është i vlefshëm për 100 ditë nga afati përfundimtar për dorëzimin e ofertave.
e. vërtetimi që konfirmon shlyerjen e të gjitha detyrimeve të maturuara të energjisë elektrike të kontratave të energjisë që ka subjekti konkurrues. Mosshlyerja e detyrimeve të energjisë elektrike përbën shkak për skualifikimin e konkurruesit, përveç rastit kur rezulton se detyrimet e papaguara të energjisë elektrike, të konfirmuara në vërtetimin e lëshuar nga furnizuesi, janë në proces ankimi në gjykatë.
f. NIPT/NUIS-i, certifikata e regjistrimit dhe certifikata historike e regjistrimit të subjektit në QKR;
g. vërtetimi nga Dega e Tatimeve se subjekti ka shlyer detyrimet tatimore dhe sigurimet shoqërore;
h. vërtetime nga institucionet përkatëse që nuk është në ndjekje penale, si dhe nuk ka procese gjyqësore në lidhje me aktivitetin.
Ky dokumentacion të paraqitet në një zarf, të mbyllur, nënshkruar nga konkurruesi, me mbishkrimin “Ofertë për dhënie me qira” dhe i dorëzohet KMQ në orën e hapjes së konkurrimit
Mosparaqitja e njërit prej dokumentave të mësipërme të noterizuara, përbën kusht skualifikues.
3. Vendi i zhvillimit të konkurimit: Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, zyra e Drejtorisë së Burimeve Mbështetëse, me adresë: Autostrada Tiranë-Durrës, km 1, Qendra "Pajtoni Bussines Center", kati 5. www.dogana.gov.al
4. Ofertat dorëzohen nga të interesuarit/konkurrentët fizikisht, me postë ose dorazi, në vendin e përcaktuar për zhvillimin e konkurrimit.
5. Afati i fundit kohor për dorëzimin e ofertave konkuruese: 11/08/2021.