HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Njoftime

Njoftime > >

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike në Kakavijë

Bashkëpunimi mes Strukturave Doganore,  Policisë Kufitare të Kakavijës, FRONTEX-it, Sektorit të Narkotikëve në DVP Gjirokastër  çoi në sekuestrimin e 15 kg lëndë narkotike e dyshuar heroinë.

Agjencitë ligjzbatuese në kufi kanë shtuar kontrollet në dalje dhe në hyrje, për kamionët e transportit të mallrave, por edhe për automjetet me të cilat udhëtojnë qytetarët, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike.

 

Bazuar në analizën e riskut të bërë dhe shkëmbimit të informacionit mes strukturave ligjzbatuese, në kuadër të operacionit policor të koduar "Koordinimi", në dalje u përzgjodh për kontroll në vijën e dytë, një automjet tip kamion, me drejtues shtetasin SH. P.

Pas skanimit dhe kontrollit në vijën e dytë nga ana e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet doganore dhe me shërbimet e FRONTEX-it, u bë e mundur gjetja e lëndës narkotike që ishte fshehur në një vend të përshtatur në kruskotin e kamionit.

Gjatë kontrollit të detajuar u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 30 pako të mbushura me lëndë narkotike të dyshuar heroinë, me peshë totale 15 kilogramë.

 

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të kamionit, shtetasit Sh. P., 63 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve".

 

Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Strukturat e Administratës Doganore Shqiptare mbetet të angazhuara në respektimin e të gjitha standardeve ndërkombëtare në shërbim të qytetarëve dhe bizneseve, si dhe tolerancë zero ndaj shkelësve të ligjit.

 

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters