HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil

Njoftime

Njoftime > >

Durrës, sekuestrohen rreth 49 kg lëndë narkotike

Strukturat doganore në bashkëpunim me strukturat e Policisë së Shtetit, sekuestruan gjatë një operacioni në Portin e Durrësit, rreth 49 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative dhe hetimet e kryera se në një kontenier fshihej një sasi e konsiderueshme lënde narkotike kokainë, strukturat doganore ushtruan kontroll në disa kontenierë ku pas kalimit në skanim u identifikua lënda narkotike

Pas këtij identifikimi  nga strukturat ligjzbatuese në Portin e Durrësit, u bë i mundur arrestimi në flagrance i poseduesit të  lëndës narkotike, shtetasit me inicialet S.Ç.

Për arsye hetimore nuk jepen detaje të tjera rreth operacionit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës