Njoftime > >
Strukturat e Administratës së Doganës në bashkëpunim dhe koordinim të veprimeve me Policinë Kufitare sekuestruan një sasi prej 294 030 euro, në portin e Durrësit.
Si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar dhe në analizën e riskut të bërë nga strukturat Doganore dhe shërbimet e Policisë në PKK Durrës në bashkëpunim, janë kaluar në vijën e dytë për kontrroll të imtësishëm 2 mjete tip kamion, të cilët transportonin mjete Itali-Shqipëri, me drejtues shtetasit F. M. dhe A. L. Gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin F. M., gjetën të fshehura në pjesë të ndryshme të mjetit një sasi vlere monetare prej 282 265 eurosh. Gjithashtu është vijuar me kontrollin e automjetit tjetër me drejtues shtetasin A. L., ku në çantën personale të tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi vlere monetare prej 11 765 eurosh.
Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi F. M., 29 vjeç, për veprën penale "Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi".
Struktuat e të gjitha institucioneve që kryejnë shërbimet e Pikën e Kalimit Kufitar, në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, kanë intensifikuar kontrrollet si në dalje, ashtu dhe në hyrje, në Portin e Durrësit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.