HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil

Njoftime

Njoftime > >

Dogana sekuestron sasinë prej 892 mijë paketa kontrabandë

Deklaratë për media e dhënë nga Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, z.Gjon Bardhi

Strukturat e Administratës Doganore kanë sekuestruar një sasi prej 892 mijë paketa cigare në Pikën e kalimit Kufitar të Hanit të Hotit.
Pas një analize risku dhe dyshimeve të arsyeshme, mbi të dhënat e dokumentacionit shoqërues të një ngarkese, strukturat doganore ushtruan kontroll në mjetin e dyshuar, ku rezultoi një ngarkesë prej 892 mijë paketa cigare të markës “ President Slims”.
E gjithë ngarkesa me cigare ishte e papajisur me pulle fiskale të Shqipërisë apo të ndonjë vendi tjetër.
Nëse ky mall do të hidhej në treg, vlera e detyrimit doganor që duhej të paguhej kap shifrën e 140 milion lekë, ose 1.1 milion euro.
E gjithë sasia u sekuestrua dhe rasti u referua në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale, "Kontrabandë me mallra që paguajnë akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës" dhe “ falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve” të parashikuar nga neni 172 dhe 190/3 të Kodit Penal.
Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore.
Ky nuk është rasti i parë i kohëve të fundit që kapen mallra kontrabandë, sidomos për mallrat e akcizës.
Strukturat e Administratës Doganore do vijojnë të jenë të angazhuara tërësisht në zbatimin e planeve operacionale dhe detyrave funksionale që kanë, pasi objektivi ynë është lufta ndaj paligjshmërisë, duke synuar krijimin e një klime të favorshme për të zhvilluar biznes në funksion të konkurrencës së ndershme dhe barazisë para ligjit

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës