Njoftime > >
 
                                                  Drejtoria e Përgjithshme e Doganave i bashkohet nismës së Qeverisë për të dixhitalizuar shërbimet online për qytetarët dhe bizneset nëpërmjet platformës E- albania .
Gjatë vitit 2020 DPD do të ofrojë 8 shërbime online :
1-            Aplikim për autorizim për regjim të magazinimit doganor
2-            Aplikim për autorizim për regjim të përpunimit aktiv
3-            Aplikim për autorizim për regjim të përpunimit pasiv
4-            Krijim profili në sistemin Sicpatrace për krijimin e porosive të pullave fiskale
5-            Modifikim profili në sistemin 'Sicpatrace', shtesë furnitori
6-            Modifikim profili në sistemin 'Sicpatrace', shtesë kategorie produkti
7-            Aplikim për autorizim për regjim të lejimit të përkohshëm me përjashtim të pjesshëm
8-            Krijimi i profileve të porositësve (subjekteve) që operojnë me produkte të akcizës
Punonjësit e DPD dhe Degëve Doganore do të orientojnë dhe asistojnë çdo qytetar apo biznes, në lidhje me këtë transformim të rëndësishëm, i cili synon lehtësimin e praktikave dhe shkurtimin e rradhëve të pritjes.
Në faqet e internetit të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganës, si dhe në rrjetet sociale apo në të gjitha zyrat në terren, do të ofrohet informacioni i nevojshëm në lidhje me këto shërbime online.