HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Njoftime

Njoftime > >

Hetimi Doganor sekuestron afro 2500 koli cigaresh kontrabandë në Durrës


Hetimi Doganor sekuestron afro 2500 koli cigaresh kontrabandë në Durrës

Drejtoria e Hetimit Doganor pranë Departamentin Operativo Hetimor në Drejtori të Përgjithshme të Doganave, sekuestroi 2494 koli cigaresh në Doganën e Durrësit, të cilat po transportoheshin kontrabandë.
Gjatë kontrollit të kontenieriereve të cigareve u konstatua se të gjitha paketat ishin pa pullë fiskale. Sasia që u sekuestrua është 2494 koli, ose 1 247 000  paketa te markes “Manchester” lloji “Black Queen” dhe“Blue Queen”.
Ky është kontenieri i tretë që sekuestrohet nga Hetimi Doganor në një periudhë kohe prej 3 muajsh, ku në muajin Prill u sekuestruan 1000 koli me cigare.
Drejtoria e Hetimit Doganor e ka referuar rastin në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës, për veprën penale: "Kontrabanda me mallra që paguajne akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës", të parashikuar nga neni 172 i Kodit penal, "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale" parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, dhe veprës penale "Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale ", parashikuar nga neni 149/a I K.Penal. Vlera e këtij malli nesë ai do të hidhej në treg përllogaritet 184.6 milion lekë.
Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës dhe me partnerët ndërkombëtare, po kryhen veprimet hetimore.

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters