HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil

Njoftime

Njoftime > >

Hyn në fuqi vendimi i ri i Qeverisë për importin e automjeteve

Vendimi i ri i Keshillit të Ministrave, i cili ndryshon VKM nr. 633, datë 26.10.2018 “Për masat kundër ndotjes së ajrit nga shkarkimet e mjeteve motorike dhe reduktimin e shkarkimeve në ajër të ndotësve të gaztë dhe të lëndës së ngurtë pezull nga motorët me ndezje pozitive dhe ata me ndezje me kompresion që djegin gaz natyror apo të lëngshëm për përdorim në automjete”, konsiston në dy ndryshime të rëndësishme.

Së pari  me ndryshimin e shkronjës “c”, të pikës 8, tashmë për autoveturat e përdorura që do të futen në territorin e Republikës së Shqipërisë duhet të përmbushin kushtet teknike Euro 4. Pra është hequr kufizimi që duhet të jenë prodhuar jo më shumë se 10 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri.

Së dyti  me ndryshimin e pikës 9  të vendimit, automjetet që janë nisur për t’u çliruar për qarkullim të lirë dhe regjistruar në Republikën e Shqipërisë dhe që kanë hyrë në territorin shqiptar brenda datës 31.12.2018 dhe nuk kanë përfunduar procedurat doganore dhe të regjistrimit, kanë afat deri në 31 dhjetor 2019, për kryerjen e procedurave të nevojshme.

 

Dokumenta ndihmëse

  • Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 154, datë 27.2.2019 Për disa ndryshime në vendimin nr. 633, datë 26.10.2018, të KM 

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës