HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil

Njoftime

Njoftime > >

KUJTESË-IMPORTI I LODRAVE

KUJTESË!

Me rastin e festave të fundvitit  importi i lodrave rritet. Lidhur me këtë Drejtoria e Përgjithshme e Doganave  rikujton  të gjithë  subjektet  importuese të këtyre mallrave të jenë të kujdesshëm në  përzgjedhjen e tyre, kundrejt kushteve teknike dhe cilësore që kërkon ligji.

Kështu në zbatim të Ligjit Nr. 10489 datë 15.12.2011 ‘’Për tregtimin dhe mbikqyrjen e tregut të produkteve joushqimore, i ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 262 datë 03.04.2013,për miratimin e rregullit teknik ‘’Për sigurinë e lodrave’’,  importuesit duhet të sigurojnë përpara vendosjes në tregun shqiptar të produkteve lodra, dokumentacionin dhe markimet si më poshtë vijon :

1.Markimin CE të konformitetit. Markimi CE duhet të jetë në përputhje me përcaktimet e shtruara në Nenin 9 të Ligj Nr.10489/2011 si dhe në pikën 3.7 të VKM Nr.262/2013 (Detaje teknike lidhur me markimin, (Anex 1))

2.Të shoqërohen nga Deklaratë Konformiteti (EC Declaration of Conformity). Deklarata e Konformitetit duhet të jetë në përputhje me përcaktimet e bëra në Nenin 8 Ligj Nr.10489/2011, (Aneks 2)

Kur konstatohet ndonjë nga rastet e mëposhtme : markimi CE i konformitetit fiksuar në mënyrë të falsifikuar, çorientues ose mungon krejtësisht si dhe/apo nuk është shoqëruar nga dokumentacioni i kërkuar, në mbështetje të Neni 35 Ligj Nr. 10489/2011, Autoritetet Doganore pezullojnë zhdoganimin e produktit për të qarkulluar lirisht në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës