HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil

Njoftime

Njoftime > >

Lehtësi për biznesin, Kuvendi miraton Protokollin 5 të marrëveshjes së tregtisë së lirë

Përafrimi i legjislacionit më atë të vendeve të rajonit dhe kryesisht me BE është një pikë shumë e rëndësishme për  integrimin  e vendit, si dhe në  krijimin e një klime të favorshme për  komunitetin e biznesit.  Kuvendi i Shqipërisë në seancën e  fundit  miratoi projektligjin  “Për ratifikimin e protokollit shtesë 5 të marrëveshjes për amendimin dhe aderimin në marrëveshjen e tregtisë së lirë të Evropës Qendrore”.  Miratimi i projektligjit ndikon në thjeshtësimin e procedurave në inspektime, reduktimin e formaliteteve të import-eksportit, shkëmbimin elektronik të të dhënave, njohjen e ndërsjelltë të testeve laboratorike, si edhe zbatimin efektiv të riskut. Qeveria shqiptare i ka paraprirë zbatimit efektiv të këtij protokolli, duke ndërmarrë masa në kuadër të angazhimeve që Shqipëria ka nga Samiti i Parisit, të tilla si krijimi i Komitetit Kombëtar të lehtësimit dhe tregtisë, udhëzime për  zhdoganimin lokal, dokumenta për politikat e menaxhimit të riskut, marrëveshjeve të bashkëpunimit të agjencive që veprojnë në kufi, pasi ky protokoll i shtrin efektet e tij në të gjitha agjencitë që veprojnë në kufi dhe kjo është një vlerë e shtuar mbështetur në filozofinë e lehtësimit të tregtisë. Miratimi i këtij protokolli është një përgjigje ndaj kërkesave të vazhdueshme nga biznesi për krijimin e lehtësirave dhe eliminimin e barrierave të panevojshme në tregti. Gjithashtu, ky protokoll do të krijojë një garanci shtesë për eksportuesit shqiptarë në tregtinë me vendet e rajonit dhe lehtësimin e mëtejshëm të procedurave. Protokolli shtesë 5 u miratua nga të gjitha vendet anëtare të CEFTA-s më 26 maj 2017.

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës