HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil

Njoftime

Njoftime > >

Kapen cigare kontrabandë në doganën e Rinasit

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njofton  kapjen e 110 stekave dhe 25 paketave kontrabandë në doganën e Rinasit. Sasia e paketave i është kapur 7 pasagjerëve me pasaportë taivaneze, që kanë mbërritur në Rinas në orët e para të mëngjesit.  Sasia e paketave është konstatuar nga punonjësit e kontrollit  të Doganës së Rinasit.  Nga kontrolli i mëtejshëm rezultoi se ishin 110 steka dhe 25 paketa të hapura të markave të ndryshme si “LARK”, “SEVEN STARS”, “MEVIUS” prodhuar në Japoni.  Nga ana e autoriteteve doganore të Doganës Rinas u bë bllokimi i kësaj sasie cigaresh për shkak se kemi të bëjmë me një sasi më të madhe se sa sasia e lejuar për përdorim personal dhe se  kjo sasi cigaresh  nuk ishte e pajisur me pullën  fiskale shqiptare.  Kjo çështje u hetua nga specialistë të Hetimit Doganor në vendngjarje.


Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës