HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil

Njoftime

Njoftime > >

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në kuadër të nismës së Qeverisë për të krijuar një klimë sa më të favorshme për biznesin vendas dhe të huaj, cdo ditë e më tepër po forcon bashkëpunimin me sipërmarrjen duke thjeshtuar dhe lehtësuar procedurat.

Për këtë qëllim drejtues të lartë të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave zhvilluan më datë 6 Mars një takim me përfaqësues të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqiptaro-Turke, ku u diskutuan disa cështje.Përfaqësia e sipërmarrjes turke, e cila kryesohej nga kreu i Bordit të ATTSO, z.Seyhan Pencapligil, paraqiti  një sërë problematikash  me të cilat kjo sipërmarrje ndeshet gjatë aktivitetit të tyre ekonomik  në procedurat doganore. Problemet e ngritura gjatë këtij takimi ishin kryesisht  mbi lehtësimin e procedurave doganore për mallra të ndryshme që importohen nga ky vend, cmimet e references dhe tarifat doganore.  Zëvendësdrejtore e Përgjithshme e Doganave, znj.Mirela Meko si dhe drejtori i Procedurave doganore, z. Saimir Sinani, iu dhanë përgjigjje  gjithë  kërkesave  të  bizneseve turke, duke i sqaruar për cdo procedurë apo risi mbi  sistemin  doganor shqiptar.  Gjithashtu zonja Meko, informoi palen turke mbi  ndryshimet rrënjësore që janë bërë në sistemin e vlerësimit doganor, por edhe në lehtësimin e shumë procedurave pas hyrjes në fuqi të  Kodit të ri Doganor. “Takimet  ballë për ballë me biznesin janë shumë frytdhënës dhe kanë një efektivitet më të madh për të dy palët”, theksoi gjatë këtij takimi znj. Meko, e cila e  ftoi  biznesin  turk që zhvillon aktivitet ekonomik në Shqipëri, të jetë pjesë e trajnimeve që  administrata doganore ofron për sipërmarrjen, sidomos  për  AEO.  Nga ana e saj pala turke vlerësoi  progresin e  bërë nga ana proceduriale  në administratën doganore, si dhe klimën që është krijuar tashmë mes kësaj administrate dhe biznesit. 

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës