HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil

Njoftime

Njoftime > >

Autoritetet Doganore dhe policia godasin një rast të trafikimit të lëndëve narkotike në pikën kufitare të Tre Urave

Autoritetet Doganore dhe policia godasin një rast të trafikimit të lëndëve narkotike në pikën kufitare të Tre Urave

 

Më datë 09.12.2017, në kuadër të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike, në Pikën Kufitare Tre Urat, Përmet, punonjës të Doganës në bashkëpunim me Policinë Kufitare kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për trafik të lëndëve narkotike.

Në dalje të Republikës së Shqipërisë është paraqitur shtetasi Joan Haska me automjetin me targa AA 190 CN.

Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë nga Autoritetet Doganore, në një vend të përshtatur në shasinë e mjetit u gjet lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.

Pesha totale e lëndës rezultoi 13.5 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve në D.V.P Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit : Joan Haska, 36 vjeç , banues në fshatin Mashkullorë, Gjirokastër.

 

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve ", parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës