HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil

Njoftime

Njoftime > >

SEKUESTROHET SASI E KONSIDERUESHME CIGARE KONTRABANDË NË QYTETIN E TIRANËS

Sot më dt.29.09.2017, Drejtoria e Hetimit dhe e Antikontrabandës të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, në bashkëpunim me strukturat e krimit ekonomik të Policisë së Shtetit, në kuadër të luftës kundër trafiqeve të paligjshëm dhe informalitetit, pas një hetimi dhe përpunimi të informacioneve inteligjente, organizuan dhe finalizuan më sukses operacionint ”Smoking Kills”.

Gjatë ketij operacioni, ne Tiranë, në Rrugen “Kujtim Laro”, u zbulua qëndra e shperndarjes së cigareve kontrabandë dhe u arrestua në flagrance shetasi D. Y, lindur dhe banues në këtë rruge si dhe u procedua në gjëndje të lirë shtetasi R. SH.

Gjatë kontrollit në banesen e shtetasit D.Y u gjetën dhe u sekuestruan 1301 steka cigare të markave të ndryshme si “Malboro”, “Smoking Kills”, “Slims”, “Trokadero”, “President”, “Murati”, “Beneton”, “Philip Morris”, “Rojal”, etj, që nuk ishin pajisur me pullën fiskale të Ministrise së Financave.

U sekuestruan gjithashtu  27225 euro, 55 dollare dhe një automjet i markës “Toyota Rav 4”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë si dhe po kryhen hetime të metejshëm per perfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë trafik cigaresh.

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës