Njoftime > >
Më datë 27.08.2017, strukturat e Drejtorisë së Hetimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, në bashkëpunim me grupin e Antikondrabandës dhe doganierët e Degës Doganore Kakavijë, si rezultat i një analize risku të kujdesshme, përfunduan me sukses operacionin “OLD BOYS”, ku u zbulua një rast kontrabande me mallra të ndryshme si më poshtë:
• Xhinse për të rritur 1.145 copë;
• Krem flokësh 1000 ml, 36 copë;
• Maskë Flokësh 500 ml, 74 copë;
• Aceton për Thonj 1000ml, 23 copë;
• Maskë fytyre 150 ml, 32 copë;
• Maskë fytyre 1000 ml, 24 copë;
• Krem flokësh 80 ml, 23 copë;
• Dyll Depilimi 400 ml, 30 copë;
• Modulator HDMI, 20 copë;
• Dekoder Digital me mbishkrimin AJ DVB-93+ , 20 copë
Mjeti autobuz i linjës Athinë - Tiranë, me targë AA678NM, i drejtuar nga shtetasit D.M dhe E.XH, pasi ka hyrë në doganën e Kakavijës, rreth ores 02:00 se dates 27.08.2017, nuk ka kryer deklarimin e mallrave të cilat i kishte në bagazh.
Mjeti është kontrolluar nga strukturat doganore ku u konstatuan mallra të padeklaruara, duke faktuar veprën penale të kontrabandës me mallra të tjera.
Drejtuesit e mjetit, shtetasit D.M dhe E.XH, u arrestuan në flagrancë. Mjeti dhe mallrat u sekuestruan, materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjirokastër për veprën penale" kontrabandë me mallra të tjerë".