HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil

Njoftime

Njoftime > >

Projekti i ANEA-s : “Vendosja e një sistemi kontrolli dhe instalimi pilot i pajisjeve detektuese për të siguruar mbikqyrjen e materialeve radioaktive jashtë kontrollit rregullator në Republikën e Shqipërisë”.

Në Prill 2013 është miratuar projekt - propozimi pilot nga Agjensia Nukleare e Energjisë Atomike (ANEA) për “Vendosjen e një skeme alarmi dhe zhvendosjen e pajisjeve dedektuese për të siguruar materialet radioaktive nën kontrollin e rreptë shtetëror në Republiken e Shqipërisë”. Shuma totale e Financimit eshte 800.000 Euro e cila perfshin:

  1. Portale te Radioaktivitetit (RPM) me sistem Monitorimi ne Degën Doganore Durres
  2. Portale te Radioaktivitetit (RPM) me sistem Monitorimi per Degën Doganore    Hani i Hotit;
  3. Portale te Radioaktivitetit (RPM) me sistem Monitorimi në Degën Doganore Rinas,  respektivisht në terminalin e Pasagjerëve, do te riparohen ne perputhje me standartet. 

Të tre pikat Doganore të përfshira në këtë Projekt Pilot të Agjensisë Nukleare të Energjisë Atomike (ANEA), do të jenë të lidhur me Qendren e Alarmit Monitorimit për rastet e dedektimit në DPD dhe gjithashtu me  Institutin  e Fizikes Berthamore te Aplikuar/Tiranë.

Në muajin dhjetor 2014 është nënshkruar kontrata 3- palëshe ndërmjet ANEA, DPD dhe Kompanise Ruse ASPECT për furnizimin dhe instalimin e portaleve fikse (RPM), sistemeve kompjuterike si dhe trajnimin e personelit. 

Gjatë muajit dhjetor 2014 ka vizituar Shqiperine ekipi ekspert i ANEA dhe ASPECT, të cilët përgatitën dhe dërguan raportet dhe skemat e detajuara teknike për vendosjen e portaleve fikse në doganat Durrës, Hani i Hotit dhe Rinas. Perveç ketyre 3 doganave, ekipi vizitoi dhe doganat Morine, Qafe-Thane, Vlore dhe Kakavije, ku jane te vendosur portale detektimi fikse, prodhim i kontraktorit ASPECT.

Në kuadër të Këtij Projekti përvec pajisjeve Portal, pranë DPD-së kanë mbërritur edhe pajisjet te tjera të përdorimit me dorë, të nevojshme për inspektimet e fazës se dytë. Vlera e tyre është rreth 155,000 Euro, të financuara nga ANEA.

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës