HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Njoftime

Njoftime > >

Vendim i Bordit të Transparencës, datë 09 Tetor 2026

Tiranë, 09 Tetor 2026 - Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të Çmimeve të Tregtimit me Shumicë/Pakicë të Nënprodukteve të Naftës dhe të Gazit ka miratuar vendimin nr. 5, datë 09.10.2026, për përcaktimin e çmimeve tavan të tregtimit me shumicë dhe pakicë të gazoilit dhe benzinës.

Në zbatim të metodologjisë së përcaktuar në legjislacion, për datën 09.10.2026, çmimi tavan i shitjes me pakicë për gazoilin rezultoi 223 lekë/litër. Referuar Aktit Normativ nr. 4, datë 25.09.2026, duke qenë se ky çmim kalon nivelin 220 lekë/litër, për gazoilin zbatohet niveli i reduktuar i akcizës prej 31.50098 lekë/litër.

Pas rillogaritjes, Bordi ka miratuar çmimet tavan si më poshtë:

 

Shitja me shumicë:

* Gazoil: 201 lekë/litër

* Benzinë: 182 lekë/litër

 

Shitja me pakicë:

* Gazoil: 213 lekë/litër

* Benzinë: 194 lekë/litër

 

Çmimet e miratuara reflektojnë çmimet ndërkombëtare të nënprodukteve të naftës, të publikuara nga agjencia “S&P Global Platts”, detyrimet doganore dhe tatimore, si dhe marzhet bruto maksimale të tregtimit, përfshirë TVSH-në.

Administrata Doganore do të zbatojë në sistem nivelin e reduktuar të akcizës për gazoilin dhe nivelin e plotë të akcizës për benzinën, në masën 39.376230 lekë/litër.

Asnjë operator ekonomik nuk mund t’i tregtojë këto nënprodukte mbi çmimet tavan të miratuara nga Bordi, ndërsa shitja me çmime më të ulëta se këto nivele është e lejuar.

Efektet e këtij vendimi fillojnë më 09.10.2026, ora 13:00, dhe do të jenë në fuqi deri në një njoftim të dytë të marrë në mbledhjen e radhës. Vendimi është i detyrueshëm për të gjitha shoqëritë që tregtojnë me shumicë dhe pakicë produktet dhe nënproduktet e naftës dhe të gazit.

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters