HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Njoftime

Njoftime > >

Vendim i Bordit të Transparencës, datë 22 Shtator 2026

Tiranë, 22 Shtator 2026 - Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të Çmimeve të Tregtimit me Shumicë/Pakicë të Nënprodukteve të Naftës dhe të Gazit ka miratuar vendimin nr. 2, datë 22.09.2026, për përcaktimin e çmimeve tavan të tregtimit me shumicë dhe pakicë të gazoilit dhe benzinës.

Në zbatim të metodologjisë së përcaktuar në legjislacion, për datën 22.09.2026 çmimi tavan i shitjes me pakicë për gazoilin rezultoi 222 lekë/litër. Duke qenë se ky çmim është mbi nivelin 220 lekë/litër, në përputhje me Aktin Normativ nr. 1, datë 03.04.2026, për gazoilin zbatohet niveli i reduktuar i akcizës prej 31.50098 lekë/litër.

Pas rillogaritjes, Bordi miratoi këto çmime tavan:

·         Shitja me shumicë:

  • Gazoil: 201 lekë/litër
  • Benzinë: 181 lekë/litër

·         Shitja me pakicë

  • Gazoil: 213 lekë/litër
  • Benzinë: 193 lekë/litër

Çmimet e miratuara përfshijnë elementët e përcaktuar në metodologjinë përkatëse, përfshirë çmimet ndërkombëtare të publikuara nga “S&P Global Platts”, detyrimet doganore dhe tatimore, marzhet bruto maksimale të tregtimit dhe TVSH-në. Administrata Doganore do të zbatojë në sistem nivelin e reduktuar të akcizës për gazoilin, ndërsa për benzinën zbatohet niveli i plotë i akcizës.

Asnjë operator ekonomik nuk mund t’i tregtojë këto nënprodukte mbi çmimet tavan të miratuara nga Bordi. Operatorët janë të lirë t’i tregtojnë ato me çmime më të ulëta se çmimet maksimale të përcaktuara. Efektet e këtij vendimi fillojnë më 22.09.2026, ora 12:00, dhe do të jenë në fuqi deri në një njoftim të dytë të marrë në mbledhjen e radhës.

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters