HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Botohet Libri Jeshil, “Doganat 2021 dhe Përparësitë 2022” (Publikuar dt. 20/04/2022)

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka botuar për herë të parë në historinë e saj, “Librin Jeshil”, në formatin e një Raporti Vjetor, “Doganat 2021 dhe Përparësitë 2022”, në dy gjuhë, shqip dhe anglisht.

Ideja e “Librit Jeshil” është në vizionin e Administratës Doganore Shqiptare për lehtësimin e tregtisë së ligjshme nëpërmjet “kanalit jeshil”, por duke ruajtur ekuilibrin e duhur me ushtrimin e kontrolleve doganore.

Libri paraqet një pasqyrë të detajuar të performancës së Doganave në mbledhjen e të ardhurave (të cilat për vitin 2021 shënuan një rekord historik), si dhe të realizimit të disa prej prioriteteve tona kryesore mbi lehtësimin e procedurave doganore dhe të tregtisë, certifikimin për herë të parë të 8 (tetë) Operatorëve Ekonomikë të Autorizuar, funksionimin e korridoreve të gjelbra të CEFTA, nismës së Ballkanit të Hapur dhe digjitalizimin e shërbimeve për biznesin dhe individët.

Gjithashtu, Libri Jeshil, përmban statistika të detajuara mbi zbatimin e legjislacionit dhe kontrollet doganore (përfshirë ato aposterior) si dhe informacione mbi bashkëpunimin ndërkombëtar dhe integrimin evropian.

Një vend të posaçëm kanë zënë raportet me Organizatën Botërore të Doganave, DG Taxud, CEFTA, SHBA, Britanisë së Madhe, Itali, Francë që kanë asistuar me ekspertizë Administratën Doganore si dhe autoritetet doganore partnere.

Për herë të parë Administrata Doganore publikon edhe prioritetet kryesore për vitin në vijim 2022 me objektivat strategjikë dhe afate konkrete në funksion të:

(i)                 Lehtësimit të tregtisë,
(ii)               Rritjes së efektshmërisë së kontrollit doganor,
(iii)             Analizës së riskut dhe forcimit të mbikëqyrjes së produkteve të akcizës,
(iv)             Rritjes së të ardhurave dhe
(v)               Intensifikimit të bashkëpunimit me partnerët kryesorë dhe përafrimit me standardet e Bashkimit Evropian nëpërmjet programit të Ri të mbështetjes “Dogana 2021-2027”.

https://dogana.gov.al/dokument/3916/raporti-vjetor-2021-alb

 

Dokumenta ndihmëse

  • Raporti Vjetor 2021-alb 
  • Raporti Vjetor 2021-eng 

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters