HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Doganë-Polici firmosin Urdhër të përbashkët kundër trafiqeve dhe kontrabandës (Publikuar dt. 14/04/2022)

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, dhe  Drejtori i Përgjithshëm  i Policisë së Shtetit , Gledis Nano, nënshkruan  Urdhërin e përbashkët për bashkëpunimin e veprimeve mes autoriteteve doganore dhe strukturave të policisë.

Gazheli dhe Nano vlerësuan bashkëpunimin e frytshëm midis strukturave që ata drejtojnë, në angazhimin dhe përdorimin optimal të burimeve njerëzore, teknike dhe buxhetore, me qëllim krijimin e lehtësirave ligjore për qarkullimin e shtetasve dhe të mallrave. Modeli i bashkëpunimit dhe i funksionimit të Task Forcës permanente dhe rezultatet e arrira, në Portin e Durrësit dhe në Rinas, janë shumë inkurajuese për ta forcuar akoma edhe më shumë këtë bashkëpunim.  

Kreu i Doganave  Gazheli theksoi se  “Urdhri i Përbashkët për bashkëpunim mes autoriteteve doganore dhe autoriteteve të Policisë, është shprehje e vullnetit për të bashkërenduar veprimtarinë tonë, mbështetur në Kodin Doganor dhe ligjin “Për Kontrollin Kufitar”. Objektivi kryesor i Urdhrit është themelimi i bashkëpunimit dhe forcimi i mbikëqyrjes, si dhe kontrolli gjatë procedurave të hyrje-daljeve të shtetasve dhe mjeteve shqiptare dhe të huaja në Pikat Doganore të Kalimit Kufitar.”

Ndërsa drejtori I Policisë së Shtetit, Nano vlerësoi se “bashkëpunimi ndërsektorial përbën themelin e menaxhimit të integruar të kufirit, që kërkon ndarje të koordinuar të punës, vendosjen e standardeve për bashkëpunim, promovimin e përdorimit të përbashkët të të gjitha kapaciteteve, kanalet e komunikimit dhe sinkronizimin e procedurave të punës. Ky bashkëpunim mundëson angazhimin dhe përdorimin optimal të burimeve njerëzore, teknike dhe buxhetore të të dy agjencive, me qëllim lehtësimin e qarkullimit legjitim të shtetasve dhe mallrave, përmirësimit të sigurisë kufitare, si dhe parandalimin dhe goditjen e krimit ndërkufitar. Rregullorja që do të miratojmë sot është fryt i një përpjekjeje të përbashkët, që ka si qëllim forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, mbikëqyrjes, kontrollit kufitar dhe doganor gjatë procedurave të hyrje-daljeve të shtetasve, mjeteve e mallrave”, tha Nano.

Zbatimi i procedurave që parashikon Urdhri i Përbashkët do të monitorohet në mënyrë të integruar nga të dyja autoritetet nënshkruese.

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters