HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Gazheli: Operatorët Ekonomikë të Autorizuar dhe bashkëpunim rajonal për lehtësimin e tregtisë (Publikuar dt. 13/04/2022)

Bashkëpunimi rajonal sidomos mes administratave doganore është mjaft i rëndësishëm për lehtësimi i tregtisë.

Projekti “Mbështetje për Integrimin Ekonomik Rajonal”, po ofron asistencë në fushën e Operatorëve Ekonomikë të Autorizuar për strukturat e CEFTA-s në përpjekjet e tyre për të thelluar më tej integrimin ekonomik rajonal dhe përafrimin me legjislacionin e Bashkimit Europian.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, gjatë një Ëorkshopi, që po zhvillohet në Tiranë,  vlerësoi faktin se, “’ky Projekt Pilot Validimi realizohet vetëm pas disa muajsh nga depozitimi i kërkesës së AD pranë Sekretariatit CEFTA për njohjen dhe validimin e programit të Operatorëve Ekonomikë”.

Po ashtu, Gazheli theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes në takim të përfaqësuesve të Doganës së Kosovës dhe shprehu bindjen se me zbatimin e projektit pilot bashkëpunimi në rajon për njohjen e Operatorëve Ekonomikë të Autorizuar do të shkojë në një tjetër nivel.

Sa i përket arritjeve të Administratës Doganore, Gazheli u shpreh se vitet e fundit Dogana Shqiptare ka punuar intensivisht për hartimin e Dispozitave Zbatuese për Kodin e ri Doganor, duke synuar jo vetëm përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të BE-së, por dhe futjen e procedurave të reja të parashikuara prej tij, të cilat nënkuptojnë nevojën për një bashkëpunim më të madh në binomin Doganë - Biznes.

“Shqipëria ka përafruar gjerësisht legjislacionin doganor me acquis e BE-së në fushën doganore dhe ka avancuar gjithashtu me zbatimin e 7programit të Operatorëve Ekonomikë të Autorizuar (OEA) duke autorizuar 8 operatorët e parë ekonomikë në vitin 2021. Thuajse të gjitha shërbimet nga autoritetet doganore dhe operatorët ekonomikë si dhe ruajtja e informacionit bëhen duke përdorur platforma elektronike”, tha Gazheli.

Në kuadër të Doganës pa letra (paperless), Administrata Doganore Shqiptare ka finalizuar proçesin e nënshkrimit elektronik të Deklaratës Doganore, gjë e cila ka sjellë kryerjen e procedurave doganore nga operatori ekonomik pranë ambienteve të tij duke shmangur në këtë mënyrë paraqitjen e tyre pranë sportelit të doganës.

Ndërkohë janë marrë masat  për krijimin e strukturës organizative në funksion të lehtësimit dhe thjeshtimit të procedurave dhe aktualisht është krijuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, Zyra e  Lehtësive Doganore, Tranzitit dhe Informimit të Operatorëve duke i mundësuar kështu biznesit marrjen e informacionit të detajuar mbi rregullat, proçedurat e ndryshme me qellim lehtësimin e biznesit dhe me fokus te vecante informimin mbi Statusin e Operatorit Ekonomikë të Autorizuar.

Legjislacioni doganor për Operatorët Ekonomikë të Autorizuar është i njëjtë me atë të BE-së dhe është miratuar Udhëzuesi "Për zbatimin praktik të procedurave të aplikimit, miratimit, funksionimit dhe mbikëqyrjes së thjeshtimeve doganore dhe Operatorëve Ekonomikë të Autorizuar" i cili është plotësisht ne përputhje me Udhëzimin Nr.6 i BE-së për OEA.

Në lidhje me zbatimin e vendimit të Komitetit të Përbashkët të CEFTA-s për programet e njohjes reciproke të Operatorëve Ekonomikë të Autorizuar (OAE), Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka ngritur një grup pune i cili verifikon aplikimet dhe përmbushjen e kërkesave ligjore të përcaktuara me legjislacionin në fuqi.

Gjithashtu, me mbështetjen e MFE, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka organizuar fushata sensibilizuese publike me përfaqësues të biznesit dhe dhomave të tregtisë për promovimin e përfitimeve/përparësive dhe kritereve që duhen plotësuar për autorizimin e OEA.

Qëllimi i projektit pilot “Mbështetje për Integrimin Ekonomik Rajonal” është të mbështesë administratën Doganore të Shqipërisë në përgatitjen e misionit të Validimit të CEFTA MR të Programit të tyre vendas OAE.  

Ky mision synon gjithashtu të shërbejë si një forum për konsultime dhe diskutime për të gjitha çështjet e hapura që lidhen me fushat e përmirësimit të mundshëm, rekomandimet për hapat e ardhshëm, si dhe marrëveshjen për Hartën Rrugore/Axhendën e MR për zbatimin e misionit të njohjes reciproke të CEFTA-s.

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters