HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Doganave vizitë zyrtare në Shqipëri -Mikuriya vlerëson zhvillimin e Doganës Shqiptare (Publikuar dt. 23/03/2022)

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Doganave, Kunio Mikuriya dhe Dashgin Aliyev, Drejtori për Zhvillimin Rajonal për Rajonin e Evropës në WCO zhvilluan një vizitë zyrtare dy ditore në  Shqipëri.

Drejtuesit e lartë të WCO fillimisht u pritën nga Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Shqiptare, Genti Gazheli,  i cili pas falënderimeve që i bëri z. Mikuriya, për vlerësimin e kësaj vizite,  e njohu atë më arritjet e Administratës Doganore Shqiptare, të cilat janë të prekshme dhe i përgjigjen vizionit për të përballuar sfidat në të ardhmen e afërt.

Sipas Gazhelit, përafrimi i legjislacionit me atë të BE-së, ka bërë që në vitet e fundit ADSH të përmirësojë ndjeshëm shërbimin ndaj qytetarëve dhe biznesit. “Tashmë deklarimin on-line është realitet dhe ‘Nënshkrimin Elektronik’, është një element thelbësor që i paraprin procesit të gjerë dhe shumë të rëndësishëm të ‘deklarimit pa letra në doganë’, tha Gazheli, duke theksuar  se thjeshtimi i procedurave dhe dokumentacionit për dhënien e lejeve dhe licencave për qytetarët dhe bizneset  ka minimizuar kostot që lidhen me burokracinë e strukturave shtetërore,  jo vetëm në aspektin financiar, por edhe në atë kohor”.

Gjatë dy viteve sfiduese për shkak të pandemisë Covid-19, u shpreh Gazheli, Drejtoria e Doganave ka qenë në shërbim 24/7 të biznesit, për të lehtësuar eksportet dhe importet, duke bërë përpjekje maksimale në funksionet e saj të kontrollit, duke siguruar trajtim të barabartë, mbrojtjen e konkurrencës së ndershme dhe lehtësimin e tregtisë së jashtme.

Ndërsa Kreu i OBD, Mikuriya, vlerësoi se Dogana Shqiptare ka shënuar progres në vitet e fundit në termat e standardeve ndërkombëtare dhe të BE, në përmirësimin dhe futjen e teknologjive të reja dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore.

“Është e rëndësishme ofrimi i shërbimeve bazuar në besimin e biznesit. Prandaj këtë progres kam vërejtur gjatë vizitës sime, ku në ndryshim nga vizita ime 10 vjet më parë, ndjej se ekonomia shqiptare është më shumë premtuese në kushtet e integrimit europian, në kushtet e tërheqjes së njerëzve dhe investimeve, por gjithashtu edhe tërheqjen e turistëve. Unë shoh një potencial të madh për zhvillimin e mëtejshëm të Shqipërisë, prandaj përmirësimi i vazhdueshëm i institucioneve publike, si Dogana është i rëndësishëm për të mbajtur këtë trend pozitiv dhe premtues”, u shpreh Mikuriya.

Gjatë vizitës së tij në vendin tonë Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Doganave Kunio Mikuriya,  dhe Dashgin Aliyev,  Drejtori  për Zhvillimin Rajonal për Rajonin e Evropës në WCO, u pritën edhe nga Zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj dhe Zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë, Vasilika Vjero.

Kjo  është vizita e dytë që Kreu i Organizatës Botërore të Doganave viziton Shqipërinë.

Informacion shtesë:

Shqipëria është anëtarësuar në OBD që nga viti 1992, ku aderon në konventat kryesore të kësaj organizate, si Konventa Ndërkombëtare për Kodimin dhe Përshkrimin e Harmonizuar të Mallrave, Konventa e Rishikuar e Kiotos. Që nga viti 2007 Shqipëria respekton detyrimin për të përditësuar Sistemin e Harmonizuar (SH) çdo 1 janar dhe përditësimi i fundit ka hyrë në fuqi më 1 janar 2022. Administrata Doganore Shqiptare është përfituese e disa platformave të ECO si: nCEN, (Rrjeti Kombëtar i Zbatimit të Doganave), CEN (MaT), platforma Kliko, etj..

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters