Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Në funksion të trasparencës me publikun, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave publikon për herë të parë në historinë e saj “Librin Jeshil- Raporti Vjetor 2021 dhe Përparësitë 2022”.
I konceptuar në formatin e një raportimi vjetor me arritjet kryesore në përmbushjen e misionit dhe objektivave të saj, Libri Jeshil përmban informacione statistikore të vlefshme për partnerët kombëtarë dhe ndërkombëtarë, median dhe publikun në tërësi.
Në fjalën përshëndetëse Drejtori i Përgjithshëm z. Genti Gazheli ka theksuar se të ardhurat e realizuara në 2021 që ishin rekord historik krahasuar me çdo vit të historisë moderne të doganave shqiptare, lehtësimin e tregtisë, shërbimin ndaj qytetarëve dhe operatorëve ekonomik 24/7, përfshirë edhe periudhat sfiduese për shkak të termeteve dhe pandemisë Covid-19.
Për më shumë ju ftojmë të shfletoni Librin jeshil në versionin shqip dhe anglisht.