Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Në një vizitë të përbashkët që Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, po zhvillojnë në Turqi, patën një takim me Ministrin e Tregtisë së Turqisë z.Mehmet Muş , në pikën doganore të Kapıkule në Edirne.
Gjatë këtij takimi u vlerësua partneriteti reciprok, në kuadër të bashkëpunimit ekonomik, i cili mbetet një tregues i rëndësishëm i marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve tona.
Një fokus të vecantë në takim iu dha bashkëpunimit midis administratave doganore, të ciltat po forcojnë partneritetit me qëllim lehtësimin e tregtisë, shkëmbimin e informacionit dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta, siç është digjitalizimi i Doganave Shqiptare.
Rritja e shkëmbimeve tregtare dhe investimeve tregon për potencialin që dy vendet tona kanë për zhvillimin e mëtejshëm edhe në të ardhmen.
Gjatë kësaj vizite delegacioni shqiptar do të njihet nga afër me përvojën e doganës turke, sidomos me sistemin informatik dhe digjital që përdor aktualisht dogana turke